Sokol Beqiraj: Pas zgjedhjeve qesharake dhe instalimit të Raisit nga Khamenei si president i Iranit
Ekspertët dhe juristët e të drejtave të njeriut kanë vlerësuar implikimet e Ebrahim Raisit duke u bërë presidenti i regjimit iranian, dhe rolin që bashkësia ndërkombëtare duhet të luajë për të vënë para përgjegjësisë autoritetet e regjimit që të japin llogari për krimet e tyre.
Më 19 qershor, lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei zgjodhi Ebrahim Raisin si presidentin e ri të regjimit. Përzgjedhja e Raisit shkaktoi zemërimin ndërkombëtar, kryesisht për shkak të rolit të drejtpërdrejtë të Raisit në masakrën e vitit 1988 në ekzekutimin e mbi 30,000 të burgosurve politikë.
Gjatë një konference në internet, një panel ndërkombëtar i ekspertëve të të drejtave të njeriut shqyrtoi rezultatin e presidencës së Raisit dhe detyrimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe arriti në konkluzionin se Raisi ka qenë anëtar i “Komisionit të Vdekjes” përgjegjës për të vendosur fatin e të burgosurve në të gjithë Iranin në gjykime të shkurtra.
Zgjedhjet e rreme presidenciale të regjimit iranian u përballën me një bojkot në të gjithë vendin. Sipas raporteve të mbi 1,200 vëzhguesve të mbështetur nga më shumë se 3,500 videoklipe nga 400 qytete, më pak se dhjetë përqind e votuesve me të drejtë vote morë pjesë në votime.
Të mos harrojmë për asnjë çast se masakra e vitit 1988 ishte me të vërtetë një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimi që është kryer ndonjëherë ndaj të burgosurve që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Raisi ishte një nga figurat kryesore të këtyre gjykimeve. Ai në atë kohë ishte 28 vjeç. Ai ishte zv / prokurori i Teheranit. Komisioni prej katër vetash ku bënte pjesë Raisi ishte një organ që i dërgonte njerëzit në trekëmbësh nëse nuk pranonin të hiqnin dorë nga bindjet e tyre politike. Prandaj masakra e vitit 1988 në Iran, përveç se një krim kundër njerëzimit ishte edhe një gjenocid. Ky veprim i kryer nga Raisi ishte një ushtrim i paligjshëm i pushtetit shtetëror .
“KB do të duhet të përballet me faktin se presidenti i zgjedhur i Iranit është një kriminel ndërkombëtar. Diplomatët do të duhet të jenë të kujdesshëm. Ata kurrë nuk duhet të shtrëngojnë duart e përgjakura të këtij krimineli. Prania e tij në çdo forum ndërkombëtar do ta dëmtojë atë forum. Ai paraqet një problem që së pari duhet të zgjidhet nga KB. Ata duhet të kthehen dhe të rishikojnë ngjarjet e vitit 1988, gënjeshtrat e përfaqësuesit të Iranit dhe rolin e Raisit në një nga krimet më të këqija kundër njerëzimit.
“Kur Raisi njoftoi kandidaturën e tij, ai premtoi të luftojë varfërinë, korrupsionin, diskriminimin. Por si mundet ai ta bëjë këtë kur ai është kampion i korrupsionit dhe i diskriminimit. Ai madje fitoi zgjedhjet me një pjesëmarrje shumë të ulët, po ti referohemi faktit për bojkotin mbarëkombëtar të zgjedhjeve të rreme të regjimit dhe pretendimeve të rreme të Raisit për një pjesëmarrje më të madhe.
Sot Irani ka numrin e dytë më të lartë të ekzekutimeve dhe vjen i dyti pas Kinës. Në 43 vjet që nga revolucioni i vitit 1979, Khomeini themeloi diktaturën fetare dhe pastaj ia dorëzoi punën e tij Ali Khameneit. Khamenei nuk kishte kredenciale fetare por ishte i besueshëm për të mbajtur regjimin e instaluar nga Khomeini në pushtet. Dhe tani Raisi është edhe më i besueshëm për të goditur disidencën dhe për të shtypur me dhunë protestat dhe demostratat e shumta që vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha qytetet kryesore në Iran.
“Vëzhguesit e Iranit në Uashington mendojnë se Raisi do të bëhet udhëheqësi i ardhshëm suprem. Ky është një njeri që është atje thjesht për të përjetësuar një regjim fetar diktatorial. Komuniteti ndërkombëtar, në veçanti i Kombeve të Bashkuara, duhet t’i japë fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe të nisë një hetim të pavarur për masakrën e vitit 1988 dhe të vërë para përgjegjësisë njerëz si Raisi.
Populli Shqiptar i ka demaskuar zgjedhjet qesharake që u zhvilluan në Iran dhe i dënon ato. Shqiptarët kanë vuajtur nga diktaturat dhe aspirojnë për një Iran të lirë dhe demokratik. Ata janë përkrahës të Rezistencës muxhahidine PMO/MEK dhe mbështesin përpjekjet e tyre për lirinë e Iranit.