Sakip Cami: Kujtojmë mësuesin e Historisë, Munir Fida!
MUNIR FIDA, PROFESORI I HISTORISË QË EDHE NË KUSHTE TERRORI, U MËSOI NXËNËSVE HISTORINË E LAVDISHME TË SHQIPTARËVE
Mësuesi i mirënjohur , profesori i historisë në Gjimnazin e qytetit të Dibrës, Munir Fida, do të mbahet mend nga të gjitha gjeneratat, si profesoriqë u mësonte nxënësve të tij jashtë programit dhe në kushte terrori historinë e lavdishme të shqiptarëve që nga pellazgët, ilirët, arbërorët, shqiptarët e dikurshëm deri te shqiptarët e sotëm me shtrirje në pesë shtete. Për brezat mbarë ai u angazhua me mish e me shpirt për arsimimin dhe edukimin atdhetar shqiptart ëb rezit të ri në Dibër.
Profesor Munir Fida u lind në vitin 1932 në fshatin Kojnarë të Dibrës. Ai u rrit dhe u edukua në një familje të shquar atdhetare shqiptare. Dajai tij, Feta Cami dhe gjyshi nga nëna Shaban Cami janë vrarë në luftë me serbët në vitet 1916 dhe 1918. Ata janë shpallur dëshmorë të Atdheut.
Në fshatin e lindjes, në Kojnarë nisi shkollën fillore në vitin 1941 që me gjeneratën e parë me formimin e kësaj shkolle dhe përfundoi me suksese katër klasa te ciklit fillor. Nga klasa e pestë deri në të tetën i kreu në qytetin e Dibrës deri në vitin 1949. Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare kreu shkollën e mesme Normale “Zef Lush Marku” të Shkupit deri në vitin 1954.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1956 emërohet mësues në fshatin Bofmovë, ku ra në sy për punën e tij cilësore. Për këtë drejtori i shkollës së qytetit të Dibrës në vitin 1958, vetëm pas dy vjetësh e emëroi Munirin mësues në shkollën 8 vjeçare të qytetit ku shërbeu deri në vitin 1968.
Pas diplomimit si profesor historie që nga viti 1968 e deri sa del në pension shërben në shkollën e mesme të qytetit të Dibrës. Për katër vjet ka qenë edhe drejtor i internatit të këtij gjimnazi, ku ka ndihmuar qindra shqiptarë nga trojet shqiptare që të arsimoheshin në gjuhën shqipe.
Si profesor i historisë në një qytet shqiptar që ishte aneksuar padrejtësisht nga Maqedonia dhe R.F. Jugosllavisë, Munir Fida hasi në pengesa të mëdha dhe në përndjekje nga sistemi monist sllavo – komunist, i cili nuk dëshironte që shqiptarët të mësonin historinë e tyre.
Disa herë merret në pyetje nga policia maqedonase dhe ndaj tij aplikohet edhe dhunë psikike. (Sylejman Borova, “Pishtarët e diturisë 2”). Në një rast kur Muniri së bashku me të vëllain, Tosumin, kishin shkuar të punonin në tokën e motrës së tyre në fshatin Spas, edhe pse ishin larg vijës kufitare, mezi shpëtuan nga plumbat e ushtarëve të kufirit që i kishin survejuar vazhdimisht dhe kishin marrë urdhër t’i qëllonin e t’i egzekutonin.
Pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, demonstratave të studentëve dhe minatorëve, në vitin 1984 filloi diferencimi edhe në Dibër. Komiteti sllavo- komunist tentoi dy herë që ta largonte nga punasi profesor i gjimnazit të qytetit. Megjithëkëto ai nuk u përkul. Edhe pse historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve nuk ishte në programin mësimor, ai ua mësontë nxënësve të tij të të gjitha gjeneratave historinë e ilirëve, , të principatave të Arbrit, historinë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të kryengritjeve antiosmane, të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, vargjet dhe këngët e bukura të rilindasve, heroizmin shqiptar në shekuj.
Profesor Munir Fida, me dashuri, përkushtim e pasion, me përgjegjësi e ndërgjegje të lartë kombëtareu mësoi të rinjve historinë e lavdishme të shqiptarëve.
Në vitin 1960, kur u hap gjimnazi për herë të parë së bashku me kolegët e tjerë Mahmud Hysa, Bardhyl Cami, Irfan Uruçi etj punuan pa pagesë për më shumë se një vit, vetëm e vetëm që të shpallej regjistrimi dhe funksionimi i këtij institucioni jetik për qytetin e Dibrës,
Për 42 vjet më rradhë, Muniri shërbeu si mësues dhe paralelisht shërbeu edhe si historian. Pas vitit 1990 Muniri është zgjedhur kryetar i shoqatës së historianëve të Dibrës së madhe dhe në bashkëpunim me homologët e tyre të qytetit të Peshkopisë në vitin 1993 organizuan simpoziumin shkencor tre ditor “Dibra dhe etnokultura e saj”. Deri në ditën kur u largua nga kjo jetëmë22 korrik të vitit 2004, ai mbeti i angazhuar fuqimisht për çështjen kombëtare shqiptare.
Muniri ka lënë një trashëgimi familjare të shkëlqyer.
I biri, Argëtim Fida, doktor i shkencave mjeksore, specialist obstetër gjinekolog , pegagog në Ush Tetovë në Fakultetin e Shkencave Mjeksore, ligjërues i lëndës “obstetrika ” është zgjedhur kryetar i Komunës Dibër në dy mandate 2005-2009 dhe 2009-2013. Ai është pronar dhe menaxher kryesor i aktivitetit të klinikës private të gjinekologjisë dhe obstetrikës “Dr. Fida ” në Dibër të Madhe. Argetimi është martuar me Jumnije Marku -Fida, pedagoge e diplomuar, punësuar në shkollën fillore komunale “Penestia” në Dibër të Madhe, këshilltare pedagogjike për gjithë brezat e rij të arsimtarve në Diber. Argetimi dhe Jumnija kanë një djalë dhe një vajzë. Vajza e Munirit dhe Hatixhes, Dhurata (Fida) Bardoniqi, mbaroi fakultetin e gjuhës dhe letërsise shqipe në Universitetin e Prishtinës, u martua me Blerim Bardoniqin arqitekt i mirënjohur nga Gjakova. Ka qene gjithe kohes bashkëmenaxhere e kompanise ARKING (arkitekture dhe inxhinjering) në Gjakove dhe Prishtine. Kanë projektuar dhe ndërtuar shumë objekte të medha dhe prestigjioze në Kosove dhe Shqipëri. Blerimi eshte Martir i luftës së Kosovës. Dhurata dhe Blerimi kanë dy femije: Edonin dhe Rinën.
Djali tjetër, Arben Fida, ekonomist, gjatë gjithe jetes ka menaxhuar lokale hotelerike. Ai është zjarfikës profesionist. Gjatë tërmetit të nëntorit 2019, me thirrjen e shpirtit dhe të atdheut mëmë, Beni erdhi në Durrës dhe Thumanë dhe kontribuoi për nxjerrjen e trupave të dëmtuar nga gërmadhat. Aktualisht menaxhon restorantin ne pronesi familjare “PERLA” pranë plazhit të qytetit në Dibër. Eshtë i martuar me Engjellushe (Qoku) Fida, e cila punon në kopshtin e fëmijve Dibër si edukatore dhe qëështë shquar për kujdesin e theksuar peër fëmijet.
Dëshira e profesor Munirit që gjimnazi i qytetit të Dibrës të ketë emërtimin gjimnazi “28 nëntori” tanimë është bërë realitet nga Këshilli komunal i Dibrës.