Albspirit

Media/News/Publishing

Kopertinat publikohen për herë të parë/Korpusi letrar i Ismail Kadaresë në gjuhën kineze

Disa nga përkthyesit kinezë të letërsisë së Ismail Kadaresë

Li Yumin

Zoti Li Yumin përktheu librin “Kronikë në gur” dhe i ftoi lexuesit e shkrimtarit të njohur shqiptar, të mendojnë vetë për vlerat e romanit.

Sipas këtij këndvështrimi botuesit kineze filluan të fokusohen te veprat e Ismail Kadaresë dhe deri tani janë botuar disa vepra të përkthyera në gjuhën kineze.

Në këtë mënyrë veprat e Ismail Kadaresë do të shtojnë ngjyrat e larmishme të shkëmbimeve kulturore gjatë 65 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë.

Personazhi më e rëndësishëm në letërsinë shqiptare patjetër është Ismail Kadare… Vitet e fundit, gjashtë vepra të Kadaresë u botuan në gjuhën kineze: “Prilli i thyer”, Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Pallati i ëndrrave”, “Darka e gabuar”, “Kronikë në gur” dhe “Kush e solli Doruntinën”.

Nga këto gjashtë vepra të Kadaresë, vetëm “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është përkthyer nga gjuha shqipe. Përkthyesi i kësaj vepre, studiuesi i letërsisë kineze e asaj të huaj i Akademisë Kombëtare të Artit, Zheng Enbo kujton procesin e përkthimit të kësaj vepre.

Zheng Enbo

“Kadareja ka një vlerë shumë të madhe në tërë botën. Shumë vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës. Për shembull, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është përkthyer deri tani në më shumë se 40 gjuhë të botës. Në vitin 1992 ky roman u botua edhe në gjuhën kineze i përkthyer nga unë. Ai u botua nga shtëpia botuese “Shkrimtari” dhe u ribotua më pas nga shtëpia botuese ‘Chongqing’.”

“Ismail Kadarenë e kam njohur qysh në vitet studentore. Unë kam punuar si përkthyes në shtypshkronjën “Mihal Duri” në vitin 1968. Në atë kohë të qarkullimit të kuadrove, Ismail Kadare erdhi në këtë shtypshkronjë dhe kështu u njohëm me njëri-tjetrin. Ai më ndihmoi mjaft për punën time të përkthimit. Si përkthyes i letërsisë shqipe, unë do të vazhdoj të përkthej vepra të tjera të famshme të Ismail Kadaresë, për zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të bashkëpunimit kulturor midis Kinës dhe Shqipërisë”.

Gao Xing

Pesë veprat e tjera të Kadaresë janë përkthyer nga frëngjishtja në kinezisht, pasi përkthyesit nga shqipja nuk janë të shumtë. Megjithatë përkthimi nga gjuha shqipe mund të shfaqë më mirë stilin e shkrimtarëve dhe mrekullinë e gjuhës. Por vështirësia e botimit dhe të ardhurat e ulëta shkaktojnë mungesën e përkthyesve të gjuhës shqipe. Lidhur me këtë situatë, specialisti i letërsisë së Europës Lindore, zv-kryeredaktori i revistës “Letërsia Botërore”, njëherësh përkthyesi i veprës “Pallati i Ëndrrave” Gao Xing thotë:

“Përkthimi i letërsisë duhet të inkurajohet nga dy palët, nga një anë është inkurajimi shpirtëror, tjetra është inkurajimi material. Kam vërë re se tani vendi ynë po shton investimet në fushën kulturore. Vitin e kaluar u publikua një plan i madh për të nxitur zhvillimin e kulturës, prandaj unë mbaj qëndrim pozitiv. Përveç kësaj ne duhet të nxitim kultivimin e përkthyesve të rinj me potenciale të mëdha. Besoj se përkthimi i letërsisë do të respektohet më shumë në Kinë”…

 

Yu Zhongxian

“Darka e gabuar” është sjellë në kinezisht nga përkthyesi i njohur Yu Zhongxian. Ai thotë se Kadare nuk është vetëm shkrimtar i njohur shqiptar, por një figurë e rëndësishme e letërsisë botërore. Tregimi i veprës “Darka e gabuar” është i ndërlikuar, tregon stilin e tij konsekuent, ndërkohë ndërthur kulturën e historinë e Shqipërisë. Z. Yu mendon se pjesëmarrja e tij për përkthimin e kolanës së librave “Europa Lindore e Kaltër” është shumë kuptimplotë.

“Në Europën Qendrore dhe Lindore ka shumë vende dhe shumë gjuhë, e për një kohë të gjatë ato ishin në konflikt politik midis Lindjes dhe Perëndimit. Prandaj çdo vend ka karakteristikat e veta. Lexuesit kinezë mund të njihen me letërsinë e këtyre vendeve, kjo është mënyrë për të kuptuar larminë e kulturës”.

Përkthyesi i njohur, pedagogu i Universitetit Normal të Pekinit Li Yumin, është një tjetër përkthyes i veprës së Kadaresë, Ai ka përkthyer librin “Kronikë në gur”.

“Jam shumë i kënaqur të marr pjesë në përkthimin e kësaj kolane. Brezi ynë ndjen dashuri të thellë për vendet europiane qendrore dhe lindore. Veprat e tyre duket të njihen nga afër. “Europa Lindore e Kaltër” mbledh vepra të shkrimtarëve të njohur. Këta shkrimtarë janë mjeshtër, që në veprat e tyre përshkruajnë karakteristika të vendeve të tyre, japin mendimin për ndryshimet e gjendjes botërore, dhe kjo është me vlerë për lexuesit kinezë”.

Dashuria për përshkimin i ka bashkuar këta përkthyes rreth veprave të Karadesë. Ata dëshirojnë të transmetojnë shpirtin e kulturës shqiptare dhe të japin kontributin e tyre për shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë./cri, 9. 4. 2014

Please follow and like us: