Doli nga shtypi libri “Eni Lena: Pro Make Up Artist Classes”
Nga Artemisa Kastrioti
“Pro Make Up Artist Classes” është libri më i ri i atores dhe master make-up artistes me emër Eni Lena.
Ky libër është botuar nga Shtëpia Botuese “Gent Grafik” në Tiranë, 1 Korrik 2021.
Metodologjia e këtij libri, krijuar nga Eni Lena që në vitin 2015, botuar në këtë libër, ka për qëllim të mësuarit e teknikave profesionale të grimit të thjeshtë, skenik, profesional editorial, fashion, etj.
Metodologjia e këtij libri ndahet nga 7 kapituj ku secila prej tyre shpjegohet hap pas hapi proçesi i zhvillimit te teknikave te makeup professional.
Artistja Eni Lena është vlerësuar me trofeun “Mjeshtër Pune” nga e Shoqata Kombëtare “Bukuria Shqipëtare”, ku dhe ka kryer “Master Class” për metodat e fundit. Vlerësime të tjera profesionale përfshijnë: Make Up Artistja më e Mirë e Vitit 2021, Make Up Artistja më me Influencë, Top Master Make Up Artist dhe Ekselencë në Industrinë e Bukurisë dhe Modës në Shqipëri.
E gjithë eksperienca e saj është botuar në librin “Pro Make Up Artist Classes”, duke treguar metodologjinë e saj profesionale se si të mësojmë make up-et editoriale, televizive, ato të thjeshta apo për mbrëmje, jo më pak edhe make up-et për foto shooting dhe artistiket.
Ky është një libër me vlera të mëdha duke dhënë një kontribut original në industrinë e bukurisë dhe modës dhe pasuron mjeshtërinë e profesionit të makeup artistëve. Gjithashtu libri dëshmon një hap më tej për gratë në biznes në shoqërinë shqiptare.
“Jam shumë e gëzuar që talenti dhe përvoja shumëvjeçare e punës time si makeup artiste sot del edhe në libër. Nëpërmjet kurseve të mia të makeupit unë gjithmonë dua të përkrah gratë në biznes dhe gratë në zhvillim. Kurset e mia bashkë me njohuritë e librit ofrojnë ekspertizë si të siguroni shërbime sa më profesionale në fushën e bukurisë”, tha makeup aratistja Eni Lena.
https://www.tetovasot.com/2021/07/doli-nga-shtypi-libri-eni-lena-pro-make-up-artist-classes/