100-vjetori i filozofit francez që u përjashtua nga PS se denoncoi Stalinin
Një ditëlindje ndryshe për Edgar Morin, filozofin dhe sociologun e mirënjohur francez, i cili më 8 korrik mbush 100 vjeç. Ai do të festojë duke folur rreth 40 minuta në një prej auditorëve të UNESCO-s, që nderon veprën dhe mendimin e tij në nivel ndërkombëtar. Studiuesit dhe media franceze kanë disa javë që nderojnë Morinin, më të famshmin e shekullit të fundit në Francë, profetin e mendimit kompleks. Gjithmonë është diskutuar, kundërshtuar, por ai sërish mbetet i paparashikueshëm. Morin, i lindur në një familje hebrenjsh në Selanik, do të flasë rreth 40 minuta për një temë, që do të bëhet e ditur nga ai vetë. Ky shekull ka qenë mjaft i gjatë për Morinin, por i mbushur me eksperienca thellësisht të përjetuara dhe mjaft frytdhënëse, duke filluar me Rezistencën, e cila mori edhe emrin “Morin”. Në atë kohë, ai njohu François Miterrand, presidentin socialist dhe u lidh me Partinë Komuniste. Në vitin 1951 ai u përjashtua nga partia për shkak të një artikulli që pohonte se ishte kundër stalinizmit. Më pas u bë pjesë e Qendrës Kombëtare të Kërkimeve Shkencore duke zgjuar interes me botimet e tij. Ai ishte zanafilla e sociologjisë aktuale, që nga kinemaja deri tek teknologjitë e reja, sporti dhe ndryshimet në shoqëri, gjithmonë me qëllimin për të rrëzuar barrierat. “Sa më shumë e njohim njeriun, aq më pak e kuptojmë”, shkruan ai në veprën “Metoda”. Veprat e tij më të njohura mbeten “Njeriu dhe vdekja”, “Metoda”, “Për një politikë të civilizimit”, “Kronikë e një shekulli” e tjerë.