Ambasadorja e Kosovës Ines Demiri merr pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada e SHBA në Izrael
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë në pritjen e organizuar për të Ngarkuarin e ri me Punë, z. Michael A. Ratney, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem. E shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ajo takoi ambasadorin zviceran z. Jean-Daniel Ruch, së bashku me stafin e tij.
Postimi i ambasadores
“Me ftesë të Zëvendëshefit të Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem, z. Jonathan Shrier, dhe zonjës Stephanie Baric, mora pjesë në pritjen e organizuar për të Ngarkuarin e ri me Punë, z. Michael A. Ratney. E shoqëruar nga ambasadori shqiptar z. Bardhyl Canaj, pata kënaqësinë të takohem me ambasadorin zveceran z. Jean-Daniel Ruch, së bashku me stafin e tij. Veç marrëdhënieve të shkëlqyera mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, me z. Ruch folëm edhe për paraqitjet fantastike të kombëtares helvetike në “EURO 2020”, dhe veçanërisht për kontributin e jashtëzakonshëm të futbollistëve me prejardhje nga Kosova, kapitenit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit. Uruam për suksese të mëtutjeshme të Zvicrës në EURO 2020. 🇽🇰 🇺🇸🇨🇭🇦🇱🇮🇱”, shkruan ambasadorja në rrjetet sociale.