Artan Kajtazi: Lule mali
Kushtuar femrave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë
Dyfish, ditë e hënë
Reshje t’pandalshme shiu
Bastisje: lagje e shtëpi
Tingujt e mizorisë çajnë gurin
Kthetrat e maces se zezë
E çakejtë janë mashtrues
Sytë e pemëve t’egra panë gjithçka
Tre ushtarë këputën një lule
Oh, zemra e zemrës fort e ndjeu
E, pas shiut, seç u ndrit një hark në qiell!
Please follow and like us: