SHBA feston sot 245-vjetorin e pavarësisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot, me 4 korrik, festojnë 245 vjetorin e pavarësisë.
Pavarësia e Shteteve të Bashkuara ishte shpallur në vitin 1776, kur 13 kolonitë në Amerikën e Veriut e shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 korrik 1776.
Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë: ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me festime familjare dhe parada madhështore. Festimet mbyllen me shkrepjen e fishekzjarreve mahnitëse.
Dita e pavarësisë së SHBA-së festohet edhe në misionet diplomatike dhe misionet tjera amerikane kudo në botë.
Me manifestime të ndryshme solemne shënohet edhe në shumë vende mike të SHBA-së në botë. /ylliria press