Albspirit

Media/News/Publishing

“Çfarë bëri qeveria e Ismail Qemalit për Shkodrën e rrethuar”, Shaban Murati ka një kërkesë për rishkruesit e historisë zyrtare

Diplomati dhe publicisti Shaban Murati i është rikthyer sot temës së rishkrimit të historisĕ, një projekt i shpallur pak kohë më parë nga Akademia e Shkencave.

“Në bazë të së drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim u drejtohemi rishkruesve të historisë zyrtare shqiptare që të mos harrojnë që në tekstin e tyre të ri t’u paraqesin shqiptarëve ndonjë dokument zyrtar lidhur me aktet dhe masat qeveritare në fushën ushtarake, diplomatike, politike, ekonomike, organizative, etj., që ka miratuar dhe ka ndërmarrë qeveria e Ismail Qemalit në periudhën dhjetor 1912-prill 1913 në ndihmë të Shkodrës së rrethuar prej disa muajsh nga trupat pushtuese malazeze dhe serbe”, – shkruan Murati në profilin e tij në FB.

Më herët, diolomati i njohur ka qenë kritik mbi disa deklarata të deritanishme të grupit që ka marrë përsipër këtë projekt.

Please follow and like us: