Armela Krasniqi zgjidhet kryetare e re e AMA-s
Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Me 83 vota pro ligjvënësit votuan në krye të AMA-s, kandidaturën e Armela Krasniqit. Në garë ishte gjithashtu edhe Alket Dibra që u votua me vetëm 9 vota.
Më herët këtë të mërkurë BE dhe OSBE bënë apel që të shtyhej ky votim për në shtator, por kjo u refuzua nga mazhoranca.
Kryetarja e zgjedhur, Armela Krasniqi, aktualisht mban postin e drejtoreshës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Më herët, Krasniqi ka qënë drejtuese e zyrës së shtypit të Kryeministrit Rama, ndërsa kur PS ishte në opozitë ajo ka ushtruar dhe rolin e zëdhënëses.
Please follow and like us: