Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Posaçme lë në burg Fatos Tushen

Gjykata e Posaçme ka dhënë masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar disa ditë më parë në Lushnje. Vendimi sapo është dhënë nga GJKKO pas një seance maratonë të ditës së sotme.

GJKKO ka lënë në burg kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Ishte SPAK që kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Tushen, kërkesë kjo që u miratua pas shqyrtimeve në GJKKO.

Po ashtu në pranga ranë edhe Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike dhe 9 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lushnjes.

Arrest me burg:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Ndërsa në arrest shtëpie u lanë:

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.

Ndaj 11 të arrestuarve SPAK ka ngritur akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të barazisë në tendera. Tushe u arrestua dy ditë më parë për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike. Me urdhër të SPAK gjithashtu u arrestuan edhe dhjetë punonjës të tjerë të bashkisë. Shkak i hetimeve të SPAK ishte favorizimi i një kompanie private në një tender me vlerë 24 milionë lekë.

Please follow and like us: