Iran, fermerët e Isfahanit protestojnë dhe rezistojnë ndaj sulmit të forcave represive SSF
Dita e 19-të e grevës së punëtorëve me kontratë të industrisë petrokimike dhe të naftës në 87 rafineri dhe komplekse, në 26 qytete.
Vazhdojnë protestat publike kundër mungesës së ujit dhe ndërprerjeve të energjisë në qytete të ndryshme
Mëngjesin e sotëm, fermerët në Isfahan u mblodhën për të protestuar përpara zyrës së Guvernatorit. Ata protestuan kundër mohimit të së drejtës së tyre për ujë për shkak të ndryshimit të drejtimit të lumit Zayandeh-Rud; këta fermerë protestuan kundër kostos së lartë të ushqimeve për bagëtitë dhe të rritjes së tyre.
Forcat represive të Sigurisë së Shtetit (SSF) tentuan t’i konfrontonin fermerët dhe të mos i lejonin ata të hynin në zyrën e Guvernatorit. Por u përballën me rezistencën e protestuesve. Fermerët protestues thërrisnin: “Zoti është i madh…,” “Do ta fitojmë të drejtën tonë për ujë, edhe nëse na duhet të sakrifikojmë jetën.” Një grup grash e vajzash u vunë në rresht përballë forcave represive duke thirrur, “I lutemi Zotit që ta asgjësojë shtypjen.” Pati gjithashtu edhe thirrje tallëse kundër policisë për përdorimin e forcës kundër protestuesve.
Në të njëjtën kohë, edhe fermerët në Damghan protestuan kundër çmimit të ulët të qumështit dhe kostos së lartë të ushqimit për bagëtitë.
Ndërkohë, punëtorët e industrisë petrokimike dhe të naftës dolën sot në grevë për të 19-ën ditë rresht. Ditët e fundit, saldatorët në Zahedan, Kerman (Kompania Asia Haftsang), Rasht (Kompania Darya Sahel), si dhe punëtorët në Stacionin e Pompimit në Firoozabad iu bashkuan kësaj greve kombëtare. Punëtorët me kontratë në të paktën 87 komplekse petrokimike e të naftës në 26 qytete i janë bashkuar grevës mbarëkombëtare.
Mbrëmjen e së martës, për të katërtën natë rresht, banorët e disa qyteteve si Rasht, Shiraz, Mashhad, Kermanshah, dhe Fasa, protestuan kundër ndërprerjeve të energjisë duke thirrur “Vdekje Khamenei-t, vdekje diktatorit.”
Gazeta shtetërore Hamdeli paralajmëron, “Nëse situata vazhdon kështu, nuk do të mbarojë me një protestë të thjeshtë ndaj ndërprerjes së energjisë, por protestat do të zgjerohen deri në përmasa politike e të lidhura me sigurinë. Zyrtarët e lartë të shtetit duhet të rikujtojnë protestat e dhjetorit 2017 – janarit 2018 si dhe protestat e nëntorit 2019 kundër çmimit të lartë të karburantit, dhe pasi t’i analizojnë ato, të gjykojnë se a i kishte sosur durimi popullit më shumë atëherë apo tani?”
Asaluyeh – Greva e punëtorëve me kontratë të industrive petrokimike e të naftës – 7 korrik 2021 Isfahan – Fermerët në Isfahan mblidhen në protestë përpara zyrës së Guvernatorit – 7 korrik 2021