Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja Demiri viziton Institutin e Teknologjisë në Holon: Kosova mund të përfitojë shumë nga Izraeli

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, në vazhdën e aktiviteteve për të nxitur bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, vizitoi Institutin e Teknologjisë në Holon (HIT), së bashku me Ambasadorin Dan Oryan.

Diplomatja kosovare u prit nga Eduard Yakubov, President i HIT, Dr. Refael Berkan, Zëvendëspresident për Inovacion, Sipërmarrësi dhe Ndërkombëtarizim, z. Samuel Goldberg, Kryeshef Ekzekutiv , si dhe znj. Tony Levy, Zyrtare për Marrëdhënie me Jashtë pranë Zyrës së Presidentit.

“Në vazhdën e aktiviteteve për të nxitur bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ishte kënaqësi e madhe për mua të vizitoja Institutin e Teknologjisë në Holon (HIT), së bashku me SH.T. Ambasadorin z. Dan Oryan. Aty u takuam me Dr. Eduard Yakubov, President i HIT, Dr. Refael Berkan, Zëvendëspresident për Inovacion, Sipërmarrësi dhe Ndërkombëtarizim, z. Samuel Goldberg, Kryeshef Ekzekutiv , si dhe znj. Tony Levy, Zyrtare për Marrëdhënie me Jashtë pranë Zyrës së Presidentit. Jam mahnitur nga ky institucion akademik unik dhe shumëdisiplinar që ofron mundësi të pafundme. Theksova se Republika e Kosovës ka të rinj të shkëlqyeshëm me njohuri të shumta në fushën e teknologjisë dhe të cilët kanë krijuar startup-a përmes së cilave synojnë edhe tregjet botërore. Ky takim pritet të kurorëzohet me bashkëpunim konkret me institucionet arsimore kosovare. 🇽🇰🇮🇱”, shkruan ambasadorja Demiri në rrjetet sociale.

Please follow and like us: