Albspirit

Media/News/Publishing

Kur mbretëria shqiptare njihte qeverinë e gjeneralit Franko të Spanjës (1936)

Gjenerali Franko i Spanjës

Nga Aurenc Bebja*

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 28 nëntorit 1936, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me njohjen asokohe të qeverisë së gjeneralit Franko të Spanjës nga mbretëria shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Shqipëria njeh qeverinë e Frankos

 

Në Tiranë, Zyra e shtypit shqiptar publikon shkresën në vijim:

“Qeveria Mbretërore e Shqipërisë, duke konsideruar se pjesa më e madhe e territorit spanjoll është nën autoritetin e qeverisë nacionaliste të Burgosit dhe që në pjesët e tjera të Spanjës asnjë autoritet nuk ushtrohet nga një qeveri tjetër, sjell në vëmendjen e gjeneralit Franko njohjen e qeverisë së tij nga Shqipëria.

Kjo njohje është gjithashtu pjesë e natyrshme e politikës antikomuniste të praktikuar nga Qeveria Mbretërore Shqiptare”.

 

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/kur-mbreteria-shqiptare-njihte-qeverine-e-gjeneralit-franko-te-spanjes-1936

Please follow and like us: