Fritz Radovani: Muej korrik 2021, kujtojmë…
- DON ALFONS TRACKI (1896 – 18 KORRIK 1946). MISIONARI GJERMAN NGA BRESLAU QË U PUSHKATUE SE NDERHYNI ME SHPETUE JETEN E SA SHQIPTARËVE NDER KAMPET GJERMANE NAZISTE. NË DITËT E FUNDIT TË NANDORIT 1944, TRACKI KA SHPETUE EDHE 100 BURRA SHQIPTARË NË VELIPOJË, QË DO TË VRITESHIN NGA GJERMANËT… NJË LOJË E KURDISUN NGA JUGOSLLAVËT.
- 1 Korrik 1946: Enver Hoxha dekorohet nga Marshali J.B.Tito në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e ka edhe sot me 1 Korrik 2021. E besoj, do ta ketë sa të jetë gjallë “rilindja komuniste”!
- 2 Korrik 1919: Memorandumi per Konferencen e Paqës në Paris i firmuem nga Imz. Jak Serreqi-Argjipeshkëv i Shkodres, Imz. Gjergj Koleci-Ipeshkev i Pultit, Don Zef Gjinali-administrator i Abacisë Mirditës, At Bernardin Shllaku, Don Nikoll Kimza në Lezhë, nga familjarë të Veriut e bajraktari i Shkrelit Vatë Marashi me 100 kryefamiljarë.
- 2 Korrik 1950 Vdiq Don Kolec PRENNUSHI, Famullitar në Dajç të Bregut të Bunës. Ishte i arrestuem në vitin 1948 – 49 dhe u torturue mizorisht nga sigurimi i shtetit, mbasi nuk u pajtue me aprovimin e “Statutit të Kishës” nga Kleri Katolik.
- 3 Korrik 1946: Ekzekutohen të dënuemit me vdekje: Xhahid Koka, Qenan Dibra, Telat Drini, Shaban Balla, Sami Qeribashi, Mahmut Meniku, Mehmet Beshiri dhe Ali Kraja. Fjala e fundit e Tyne asht: “Rroftë Shqipëria e lirë me Kosoven…”.
- 5 Korrik 1949: Arrestohet Don Loro NODAJ dhe bani 15 vjet burg nder kampe pune…
- 5 Korrik 2021: Vdes Rafaela Carrà, një yll i vertetë i artisteve europiane…
- 8 Korrik 1946: Dënohet në Tiranë At Pashko Bardhi S.J. 6 vjet burg si “kriminel”…
- 11 Korrik 1924: Bajram CURRI vjen në Shkoder. Populli i Shkodres i ban nderimet e rastit. Ndoshta, asht një nga pritjet ma të perzemerta e bame nga shkodranët.
- 12 Korrik 1972: Vdes Nana e Nanë Terezes, Drande Bojaxhiu. Nanë Tereza nuk lejohet me ardhë per vorrimin e Nanës së vet në Tiranë…
- 14 Korrik 1945: Dënohet me vdekje Ndue Pali e Caf Meti, në Kinema Rozafat Shkoder. Ekzekutohen në Zallin e Kirit pranë Rrëmajit në Shkoder…
- 16 Korrik 1944: Vritet pabesisht në Tropojë, At Lekë LULI (36 vjeç). Fillon me këte vrasje edhe Gjenocidi komunist kunder Klerit Katolik
- 17 Korrik 1946: Dënohet grupi i Llesh MARASHIT, Kol ASHIKUT, Nikoll DEDAJ, e me këte grup ekzekutohet edhe Don Alfons TRACKI dhe Kel ABATI. Dënimi ju dha me 17 Korrik e, ekzekutimi u krye me daten 18 Korrik 1946 ora 5 nade, në Zallin e Kirit në Shkoder. Dosja e të dënuemve as sot s’ ka vendimin e Gjykatës së Naltë e as të Kuvendit Popullor.
- 17 Korrik 1985: Vdes piktori shkodran Shtjefen PALUSHI (29 Qershor 1943 – 1985).
- 19 korrik 1900: Asht le At Çiprian NIKA O.F.M.; u pushkatue me 11 Mars 1948.
- 20 Korrik 2000 vdes në Kuvendin e Fretenve At Konrrad Gjolaj O.F.M. Asht Autor i librit “Çinarët” botue në Shkoder në vitin 1997.
- 23 Korrik 1983: Vdes në Shkoder At David Pici, meshtar në Vermosh në vitin 1945.
- 28 Korrik 1988: Vdes At Pjeter Meshkalla S.J., mbas 25 vjetësh burg në Shkoder.
- 29 korrik 1982: Vdes i helmatisun pabesisht Don Lazer Jubani (1925 –1982).
- 30 korrik 1951: Aprovohet “Statuti i Kishës Katolike në Shqipni”… Dekreti u aprovue nga Kuvendi Popullor i RPSh, me kryetar Dr. Omer Nishani dhe sekretar Sami Baholli.
- 31 korrik 1948: Dijetarët Don Aleksander SIRDANI e Don Pjeter ÇUNI mbyten në gropat e zeza të hetuesisë Koplikut, nga xhelatët e Sigurimit të Shtetit.
- Korrik 1945: Vazhdojne ndjekjet dhe pushkatimet nga brigadat komuniste ne krahinat e Veriut. Krahas vrasjeve u digjen kullat dhe u plaçkiten bagtija… Vrasjet ishin fëtyra e vertetë e “çlirimtarëve” tanë…
- Korrik 1946: Ridënohet në Tiranë Frano Mirakaj dhe pushkatohet atje… Urdhni i vrasjes së Tij u lëshue nga Gjeneral Kolonel Enver Hoxha.
***
- Shenim nga Fritz Radovani: Ju lutem shqiptarve mbrenda e jashta Atdheut, të kujtojnë gjithnjë artisten e madhe Italiane Rafaela Carrá, e cila na bani me “harrue se ku jemi” per sa e sa vite para vitit 1990, kur gati kishim humbë shpresat e Lirisë.
Melbourne, 12 Korrik 2021.
Please follow and like us: