Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet pa shenja jete në shezlong përgjegjësi i Urgjencës së Korçës

Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani ka ndërruar jetë mesditën e sotme, në plazhin e Radhimës.

Kujtim Shabani është gjetur pa shenja jetë në shezlongun ku po pushonte, rreth orës 12:35. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, por dyshohet se ka qenë një atak kardiak që i ka marrë jetën mjekut.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku, i cili prej shumë vitesh i ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetëm. Prej gati dy vitesh, Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid 19.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: