Sazan Goliku: XHAMAT E THYER

(Atdhetarit çam Spiro Çallëka)
Heshtja nuk ta shojë dot emrin
vrasja nuk ta vrau dot ëndrrën
mohimi nuk ta mbylli dot gojën
gojën
që ligjëronte ëmbëlsisht:
Këtu çdo gur flet shqip
këtu çdo fije bari pëshpërit shqip
këtu çdo zog këndon veç shqip
këtu burimet gurgullojnë veç shqip…
Mbi rrjetën me gjemba të vdekjes
në shtratin e Prokrustit shoven
gjaku yt rridhte e thërriste:
Ky dhe quhet Dhe!
Perënditë këtë tokë e kanë pagëzuar
Shqiptare.
Me xhamat e thyer të syzeve të tua
shpirtcopëtuar e shohim
Çamërinë.
Please follow and like us: