Albspirit

Media/News/Publishing

Sekret, 23 korrik 1990/Procesverbali i mbledhjes të Sekretarëve të KQ të Partisë (1)

Në këtë mbledhje, shoku Ramiz Alia trajtoi disa konkluzione, probleme e detyra që dalin nga zhvillimi i situatave të  brendshme e të jashtme, veçanërisht pas ngjarjeve të 2 kor- rikut 1990 në Tiranë. Ai porositi sekretarin e K.Q. të Partisë,  shokun Foto Çami, sekretarin e K.Q. të Partisë së rrethit të Tiranës, shokun Pirro Kondi, dhe sekretarin e parë të K.Q. të PPSH-së, Lisen Bashkurtin, të marrin kontakte direkte me  masat, sidomos me rininë studentore e intelektualët, të ndër- tojnë një program pune të kualifikuar e të larmishëm dhe të  bashkërendojnë më mirë tërë punën edukative.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES

SHOKU FOTO ÇAMI: Edhe unë e lidha përgjigjen që i dhashë atij me një shembull: Në qoftë se dikush do t’i shkonte për t’i vjedhur shtëpinë, ç’do të bënte ai?

SHOKU RAMIZ ALIA: Në këtë rast nuk mund të bëhet  krahasimi me vjedhjen e shtëpisë, se shtëpia është pronë personale, ndërsa arkivi i Kinostudios është një pronë me vlerë  të madhe shtetërore e kombëtare. Natyrisht, kur polici vret një njeri që kërkon të djegë Kinostudion, ne nuk i themi “mirë bëre që e vrave”! Ai njeri mund edhe të kapej e të dënohej pse të plagosej lehtë në këmbë etj. Por as fajtor nuk mund ta bëjmë  Policinë, sepse kur një njeri qëllohet me armë, edhe mund të vritet. Këto çështje duhen sqaruar e përcaktuar drejt. Armiku përfiton si nga gabimet tona dhe interpretimet e fryra të tyre,  ashtu dhe nga mungesat që ka tregu. Për shembull, kam marrë vesh se në tregun e Tiranës domatet e specat shiten me  çmim shumë të shtrenjtë. Si është e mundur të shiten tani në pikun e verës, 5.50 lekë një kilogram speca? A është politikan shoku Llambi Gegprifti? Po shefi i Tregtisë në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës, a e gjykon si njeri politik këtë çështje? E njëjta gjendje ndodh edhe në tregun e Durrësit, ku vetëm në plazh tani ka rreth 15 mijë veta. Këto veprime nuk shkojnë me vijën e Partisë.

SHOKU PIRRO KONDI: Në Tiranë, domatet janë shitur dhe me 1 lek kilen, vetëm specat u shitën shtrenjtë disa ditë më parë, por tani çmimi i tyre u ul në 3.50 lekë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dakord, Pirro. Por çështja shtrohet se këta shokë që drejtojnë, e bëjnë edhe politikën, atë nuk mund ta bëjmë vetëm unë e ti. Ekonomia dhe politika lidhen ngushtë me njëra-tjetrën. Duhet të punojmë të gjithë bashkë, në të gjitha frontet. Në qoftë se në merremi kryesisht me politikë, shokët që drejtojnë ekonominë, të merren me ekonomi, të këshillohen me një grup specialistësh të sektorit përkatës dhe t’i shohin në plan politik këto çështje që krijojnë probleme. Partia duhet t’i vëzhgojë e t’i luftojë këto të meta ashtu siç duhet të punojë me  kujdes me njerëzit që i ngrenë problemet në mënyrë tendencioze, ose qëndrojnë thjesht në rolin e konstatuesit. Këtyre njerëzve u duhet kundërvënë më parë platforma jonë themelore dhe, pasi të kemi rënë dakord për këtë, atëherë t’u themi “ejani të luftojmë bashkë kundër këtyre fenomeneve të dëmshme”. Në  Kavajë për shembull, armiku gjeti terren të favorshëm veprimesh sepse kishte edhe shumë të papunë. Po pse Komiteti i  Partisë i Durrësit apo ai i rajonit të Kavajës, të mos mendonin më parë për të hapur fronte pune?! Përse pritën ata derisa të shkonte Pali e t’u sugjeronte të prodhonin sende poçerie për t’i vënë njerëzit në punë? Dihet nga të gjithë se në Shqipërinë e mesme, përveç Farkës, Kavaja ka qenë qendra më e madhe dhe me traditë për prodhime poçerie, ndërsa tani atje nuk prodho- hen më poçeri. Po të organizohet një kooperativë poçerie, mund  të zihet me punë edhe 500 forca të lira. Qypat e Kavajës mund të çohen deri në Zagori, Sarandë, e Vlorë ku ka shumë nevojë. Kudo ka mundësi për punësimin e forcave të lira, por këto mundësi duhen studiuar. Edhe në Tiranë ishte shqetësues ky  problem. Tani Komiteti i Partisë në Tiranë e mori në dorë situatën dhe po kërkon rrugëzgjidhje. Po përse nuk kërkoheshin më parë këto rrugëzgjidhje?! Si ta shpjegojmë apatinë e pasivitetin e komunistëve të organeve tona të Partisë dhe të pushtetit, përballë parullave çoroditëse të armikut!?

SHOKU XHELIL GJONI: Kjo ndodh se jo të gjithë njerëzit kanë formim, besim e bindje të shëndosha për rrugën e vijën tonë.

SHOKU FOTO ÇAMI: Duhet Përpunuar opinioni, të krijohen bindje për ndryshimet që kanë ndodhur e ndodhin për  rrugën e vijën tonë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ne duhet të jemi kurdoherë në sulm ndaj çdo parulle që hedh armiku dhe për këtë duhet ndërtuar një punë e veçantë. Për shembull, u hap fjala në Tiranë se bota kërkon fuqi punëtore dhe ka ndonjë që pyet: “Pse të mos çojmë fuqi punëtore në eksport?”. Askush nuk ka  nevojë sot për fuqi punëtore të pakualifikuar. Në Çeki u hoqën nga puna emigrantët vietnamezë. Shqiptarët që hynë në  ambasadën italiane e shkuan në Itali, po i çojnë vetëm në bujqësi. Edhe ata vetë tani po thonë: “Pse, për të punuar në bujqësi erdhën ne”? “Kurse të tjerët që shkuan në Francë, filluan të vjedhin”. “Radio Parisi” njofton se Policia franceze po kërkon refugjatët shqiptarë që kanë dalë e po vjedhin njerëzit e shtëpitë në qytetin e Resit. Për refugjatët që shkuan në Gjermani, janë vënë shpallje: “Shqiptarë, mos na vidhni  biçikletat”. Si është e mundur të mendohet që vendet e Europës apo vendet të tjera të botës duan të marrin nga në fuqi  punëtore? Edhe në qoftë se diku mund të ketë nevojë për fuqi  punëtore të kualifikuar, a mund të pranojmë në të shkatërrojmë ekonominë tonë, duke i çuar gjetiu njerëzit tanë më të  kualifikuar? Veç kësaj, kujt do t’i shërbente ky lloj morali që pranon shitjen e fuqisë punëtore? E rëndësishme është të përpiqemi t’u gjejmë njerëzve punë, t’u krijojmë mundësi të punojnë brenda atdheut, për interesat e tyre dhe të Shqipërisë. Prandaj duhet ndërtuar një punë shumë efektive, që njerëzit të binden për këtë çështje themelore dhe pastaj së bashku të luftojmë për çka duhet rregulluar. Por kjo punë ndesh mjaft vështirësi dhe kërkon sakrifica. Mirëpo, mos do të ishte më e ndershme dhe më e moralshme braktisja e atdheut?! Mos duhet që përpara vështirësish ta lëmë pushtetin, t’ua shesim vendin të tjerëve?!! Me këtë gjuhë u duhet folur atyre që ngrenë duart e heshtin përpara parullave të armikut, qofshin djem, vajza të reja apo intelektualë. Në mënyrë të veçantë duhet punuar me organizatat e Partisë e komunistët. Sot më shumë se kurrë, flet shembulli dhe qëndrimi i secilit komunist, kudo e përpara çdo situate. Kemi 25 mijë komunistë në Tiranë. A  janë të gjithë luftëtarë e militantë? Fatkeqësisht duhet pranuar se midis tyre ka edhe mjaft komunistë që nuk vlejnë. Duhet  të gjejmë e t’i ngremë në këmbë pikërisht ata që janë më militantët, më të vendosur dhe më aktivë. Edhe organizata e Rinisë në këtë situatë duhet të mbështetet te veprimtarët e saj më  të gjallë e më aktivë. Fotoja, Pirroja, dhe ti Lisien, këtu në Tiranë duhet të hartoni një program pune edukative për të ngritur në këmbë opinionin e shëndoshë. Mund të mbani rreth jush edhe disa intelektualë të njohur e me autoritet, si Dritëro Agolli etj… se Ismail Kadareja nuk po ndihet.

SHOKU LISIEN BASHKURTI: Ismailit i kemi shkuar tri herë në shtëpi për t’i kërkuar një intervistë për gazetën “Zëri i Rinisë”, por nuk pranoi ta përgatiste….

SHOKU RAMIZ ALIA: Po pse nuk shkruani në gazetë që Ismail Kadare nuk pranoi të jepte intervistë? Kështu do ta vinit para përgjegjësisë morale dhe para opinionit të mbarë rinisë.

SHOKU LISIEN BASHKURTI: Kur bisedoi me të gojarisht, Remzi Lani i tha se intervistën tjetër që ia paraqiti “Zërit të Rinisë” me dëshirën e tij, ia botuam menjëherë, kurse tani ka nevojë vetë redaksia t’i drejtohet atij. Në njëfarë mënyre e vuri para përgjegjësisë…

SHOKU RAMIZ ALIA: Këtyre njerëzve ne kemi të drejtë t’u themi: “Këtë situatë në Tiranë e nxiti dhe e krijoi armiku. Ja ç’kërkon armiku! Po ti që hesht me kë je”. A është në nderin  e intelektualit tonë të mos i thotë një fjalë Presidentit Mitterrand që e ftoi Ismail Kadarenë për vizitë në Francë, pikërisht  në këtë kohë kur kryheshin tërë ato veprime të kurdisura armiqësore dhe propaganda e tyre borgjeze villte vrer kundër Shqipërisë? Demokracia e humanizmi, për të cilat flet Ismaili, nuk janë të drejta abstrakte, as nuk mund të konceptohen si të tilla. Për cilët njerëz kërkohen këto të drejta në qoftë se nuk  gjejnë shprehjen konkrete tek interesat e atdheut e të popullit? Jashtë këtyre interesave, çdolloj demokracie është demagogji. A mund ta mohojë kush tani se temat për Partinë, Enver Hoxhën, atdheun, socializmin, janë boshti kryesor që përshkon tërë veprën e Ismailit, që nga poemat “Përse mendohen  këto male”, “Shqiponjat fluturojnë lart”, e deri te romanet  “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Dimri i madh”, “Koncert në fund të dimrit”, etj.? Situata e tanishme kërkon që Ismaili me emrin e qëndrimin e tij prej intelektuali të njohur t’i bëjë një shërbim të ri popullit, Partisë dhe atdheut. Ky qëndrim do ta lartësonte, ndryshe a mund të qëndronte në krahun tjetër e të premtonte si Tuxhmani se ka gabuar dikur kur ishte i ri? Është koha kur ndonjë intelektuali të tillë i duhet thënë:

“Ti që flet me kaq zjarr për demokracinë lirinë e individit, e indinjohesh pse polici përdor shkopin e sheh se ç’po bën i huaji kundër lirisë së Shqipërisë? Kujt do t’i vlenin botimet e tua  kur nuk thua një fjalë për këto që sheh? Desha të tërheq vë- mendjen se ka disa tipa njerëzish me prirje negative e formim  jo të shëndoshë. Në përgjithësi ata janë intelektualët e rinj, si ndonjë pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, ndonjë punonjës në Kinostudio, apo në shtypin letrar, ndonjë piktor etj. Me  ta duhet punuar me durim e duhen mbajtur afër për t’ua thyer mitet për të mos i lejuar të bëhen përçues të një vije të gabuar.

SHOKU XHELIL GJONI: Ndoshta ka nevojë të organizohen me këta njerëz disa debate në grupe të ngushta për problem të ndryshme që kërkojnë të sqarohen. Për shembull, ka pasur mjaft pyetje për çështjen e marrjes së kredive. Mund të ftohen në auditorë të ndryshëm njerëzish, shokë kompetentë e me nivel, si Farudin Hoxha. Po kështu mund të veprohet për çështje të tjera. Diskutohet mjaft për problemin e Kosovës, si dhe për pozicionin e inteligjencës kosovare. Reaksioni dhe në këtë çështje përpiqet të hedhë vrer kundër nesh. Flitet për problemin e bashkimit me Kosovën me ne, për të cilën thonë  se është e interesuar edhe Amerika që pas këtij bashkimi vetvetiu mund të arrihet një zgjidhje e përgjithshme.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ka dhe nga ata që e përziejnë këtë  çështje me pozitën e disa intelektualëve kosovarë që propagandojnë se duhet braktisur ideologjia dhe të merremi me  nacionalizmin. Parulla e tyre është Shqipëria Etnike. Por të  pranosh nacionalizmin, do të thotë të pranosh Ballin Kombëtar dhe Legalitetin. Ne nuk mund të sakrifikojmë idealet  tona për një Shqipëri të tillë etnike. Mund të ketë ndonjë tjetër që ekzaltohet për një shtëpi europiane, krejt të hapur me plot  kate e apartamente po të dojë, veç me një ideologji të borgjezisë! E theksoj se përballë këtyre dëshirave e parullave nuk  duhet të tërhiqemi, por të hidhemi në sulm. Veprimtaria jonë  duhet të jetë e efektshme. Mitingu që u organizua në Tiranë, për shembull, ishte mjaft i mirë dhe e arriti qëllimin, por ai nuk u shoqërua më pas me punë intensive. Duhet të njihen mirë të tëra problemet që më pas të zgjidhen. Mund të krijohet edhe një shtab kundër parullave armiqësore. Sot nuk mund t’u flitet masave me slogane e fjalë të përgjithshme. Ndonjëherë është më e efektshme një bisedë e çiltër qoftë edhe me 2-3 vetë ku rrihen mendimet dhe konkluzionet janë bindëse. Do të ishte mirë të organizohej dhe ndonjë takim me një grup intelektualësh prej 15 vetash. Me ta duhet biseduar më parë se si e shohin situatën aktuale dhe pastaj një nga një t’u thyhet me argument ndonjë pikëpamje e gabuar. Po kështu duhet vepruar edhe me disa të rinj përpara se të mblidhen  organizatat e rinisë. Me inteligjencën duhet ndërtuar një punë e veçantë e programuar sipas kategorive, duke u ndalur sidomos në disa institucione e qendra të mëdha si Kinostudio, Lidhja e Shkrimtarëve, Radio-Televizioni etj. Duhet të  gjallërohet tërë veprimtaria me të rinj universitarë e shkollarë, si në formë dhe në përmbajtje. Veprimtari të mëdha, për  shembull, të zhvillohen me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor në mjedise të ndryshme, në formë mitingjesh koncertesh dhe lojërash sportive. Që tani dhe gjatë gjithë muajit gusht duhen marrë masa për organizim të rregullt të jetës nëpër  konvikte. Nëpërmjet tërë llojeve të veprimtarive duhet synuar që rininë ta mbajmë kurdoherë pranë e ta ushqejmë me  ideologjinë tonë sepse pas dështimit që pësoi në fazën e parë të programit të tij armiku, do të synojë mbështetjen të rinia studentore. Atij i intereson të prekë këtë shtresë delikate të përbërë nga bijtë e popullit për të atakuar vijën e Partisë. Në rast se ndaj veprimeve të disa huliganëve e patëm më të lehtë të mbanim qëndrim e të ngrinim opinionin nga që populli i njihte si të tillë, është shumë vështirë ta ngresh këtë opinion kundër atyre elementëve të rinisë studentore që mund të bien në prehrin e armikut. Opinioni i shëndoshë duhet mbajtur në këmbë e duhet hedhur në veprim edhe ndaj familjeve, pjesëtarët e të cilëve hynë nëpër ambasada. Kujdes i duhet  kushtuar edhe informacionit për popullin lidhur me zbatimin e vendimeve të plenumeve të fundit për problemet e  ndryshme. Nga organet qendrore si dhe nga disa organe të bazës ka shumë zvarritje në zbatimin e vendimeve të marra në Plenumin e 8-të të KQ të PPSH-së për ndërtimin e banesave private. Populli ka nevojë për informacion më të gjerë. Përse ngurrohet për shembull të jepet informacion publik nëpërmjet mjeteve të propagandës për studime të tilla si ai i rritjes së pagave që janë nën 600 lekë? Ky studim ka kohë që ka filluar. Situatat kërkojnë që dhe çdo shok i udhëheqjes së Partisë e të shtetit pa qenë nevoja për fjalime të mëdha nëpërmjet televizionit apo takimeve direkte me popullin të zbërthejë tezat e plenumeve të fundit. Ai mund të sjellë një informacion më të plotë për sektorin që mbulon për problemet dhe rrugëzgjidhjet që kërkohen. Kjo do ta rriste më shumë përgjegjësinë e secilit prej nesh, por dhe do t’u priste rrugën mjaft thashethemeve e parullave armiqësore se në udhëheqje ka përçarje, ka konservatorë e liberalë. Natyrisht  në këto pozita nuk qëndron asnjë nga shokët tanë, por ngadalësia dhe burokracia kudo që shfaqen nuk mund të mos  lënë gjurmë në ndërgjegjen e popullit. Ato duhen luftuar me  këmbëngulje e punë të palodhur, duke gjallëruar e perfeksionuar vazhdimisht edhe tërë mjetet e format e informacionit dhe të propagandës sonë.

Sekret, 23 korrik 1990/Procesverbali i mbledhjes të Sekretarëve të KQ të Partisë (2)

 

Please follow and like us: