Qerim Vrioni: 12 vjet më parë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Fotografisë
12 vite më parë, më 16 korrik 2009, është hapur në Itali, Romë (Complesso Vittoriano) Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë “Il Lazio tra Europa e Mediterraneo” (Lacio midis Europës dhe Mesdheut) me pjesëmarrjen e fotografëve nga vendet që lagen nga Deti Mesdhe.
Ndërmjet tyre shquhen turku Ara Guler (1928-2018) i quajtur edhe “Syri i Stambollit” dhe peizazhisti i njohur kroat Ivo Pervan (1947).
Pata fatin dhe mundësinë, edhe në saj të ndihmës së mikut tim, poetit të njohur Visar Zhiti, atë kohë atashe kulturor i Shqipërisë në Itali, të përfaqësoj vendin me gjashtë foto.
Ishte hera e parë që “kaloja Rinasin”. Fotoja bashkëngjitur paraqet pjesën e Shqipërisë në ekspozitë dhe më është dërguar nga Zhiti.
Kur mjeshtri i fotografisë Qerim Vrioni përfaqësonte Shqipërinë në ekspozitën ndërkombëtare të Romës