Albspirit

Media/News/Publishing

Gresë J. Krasniqi: Sot në prehërin tënd m’u qetësua shpirti, babi!

 

Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua.

Sot në prehërin tënd m’u qetësua shpirti, babi.

Harruam gjithçka.

Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet.

Jeta është e padrejt me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove.

E kisha ëndrru këtë moment herë në gjumë e herë me sy çel.

Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do t’i thoja, para teje u bëra e heshtur.

Sa na kishe munguar!

Sa e rëndë ishte të të shoh aty, por të pashë më të fortë se herëve të tjera, megjithëse përballeshe me të tjera padrejtësi të pashë më të buzëqeshur se herëve të tjera, mjekra e bardhë që t’i numron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashëm.

Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish te burgosur, që tregonin historitë e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gëzoi.

Sa na kishe munguar!

E di, ti edhe njeherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve.

Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi.

U ç’mallëm thua, po ky mall vështirë se kalon.

Të duam!

Please follow and like us: