Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir URUÇI: Kur do të hiqet ai tra i mallkuar në Morinë të Kukësit!?

 

Sa herë që ngrohet koha dhe jo vetem në stinen e verës, me mijra shqiptarë nga Kosova vërshojnë drejt plazheve të Shqipërisë.
Rradhe pa fund, jo vetëm në Morinë, por edhe në pika të tjera kufitare si me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut e Greqinë…!
Ndërsa pikëkalimet me shtete të tjera fqinje, nuk i kemi në dorë, atë, traun e mallkuar të Morinës mendoj se mund ta heqim ose ta bëjmë të papërdorshëm.
Ta bëjmë këtë punë së paku në stinën e verës kur vëllezërit tanë të Kosoves djersijnë me orë të tëra, në diellin përvëlues, thjesht për një formalitet kalimi të një kufiri të kalbur.
Historia e ka provuar se jo pak prej liderve tanë politikë kanë qenë të kapur dhe të kapur fort, nga politika, nga shërbimet e fshehta të shteteve kufitare e ndërkombëtare, nga leku, nga femrat e nga shumë lloje të tjera të kapjeve.
E këto lloj lideresh pozantë nuk mund të bëjnë gjëra të mëdha, për kombin e vet.
30 vitet e fundit, në historinë e Shqipërisë, na dalin e na teprojnë për ta provuar e për të arritur në një përfundim të tillë.
Ata mijra njerëz në kufi,me gra e me fëmijë të vegjël në duar, tek rreziten në vapën përvëluese të Morinës mjaftojnë për t’i tërhequr vëmendjen, shteteve shqiptare në Kosovë e në Shqipëri që ta nxjerrin jashtë përdorimit, atë tra absurd midis shqiptarëve, pa pritur miratimin e Europes i cili ndoshta nuk do të vijë kurrë.
Mbase ka ardhur koha që me të gjitha format të përdorim metodën e faktit të kryer.
Në fund të fundit është një kufi brendashqiptar, të cilin pa bërë politikë të madhe e kemi vetë në dorë…!
Please follow and like us: