Albspirit

Media/News/Publishing

Konsulenti artistik Bledar RADONSHIQI: Covid-19, çfarë do të ndodhë me botën e Artit?

Bota po njihet me një epokë të re ndyshimesh në të gjithë aspektet e jetës. Në shekullin 21 arti nuk konceptohet vetëm si një mënyrë e përcjelljes së emocioneve dhe kreativitetit, por si një treg i konsoliduari që gjeneron fitime. Izolimi nga koronavirusi sfidoi botën dhe solli dëme shëndetësore, ekonomike, sociale, por është folur shumë pak për dëmet që ai i ka shkaktuar Artit dhe Artistëve.

Anullimi i aktiviteteve artistike dhe prishja e kontratave për shkak të pandemisë i ka sjellë humbje të mëdha kompanive te fuqishme, institucioneve publike dhe bizneseve që operojnë në fushën e artit performativ dhe viziv. Bota e artit dhe aktivitet kulturore, po përballen me një situatë të paqëndrueshme dhe kaotike sepse idetë që shtete të ndryshme kanë mbi mënyrën se si duhet operuar në kuader të përmisimit të situatës në këtë sektor qe ka pësuar një goditje të madhe ekonomike, janë konfuze dhe nuk bien dakort.

Arti dhe eventet kulturore përfshin aktivitete kolektive që i drejtohen një mase të gjërë individësh dhe shumë forma të artit ndërtohen, zhvillohen me synim grumbullimin e një grupi të madh njërzish, ndaj dhe rregullat mbi distancimin social bëhen një pengese e madhe dhe bllokojnë kategorikisht kryerjen e këtyre aktiviteteve. Normat strikte të sigurisë dhe rregullat burokratike të vendosura nga shtetet kanë tronditur botën e artit sepse rrisin frikën, pasigurinë dhe kostot. Edhe pse shumë shtete në botë kanë nisur proçesin e vaksinimit, shumica e artisteve në botë refuzojnë të vaksinohen për shkak të mungesës së informacionit dhe teorive konspirative që qarkullojnë mbi vaksinën. Refuzimi i vaksinimit është një kosto shtesë për këtë sektor, pasi krijon pengesa në stabilizimin e gjendjes së akumuluar sepse artistët janë të detyruar të refuzojnë kontrata pune për shkak se nuk mund të udhëtojnë në vende ku vaksinimi është kusht për lëvizjen e tyre.

Kushtet e liberalizimit të masave kufizuese të vendosur nga vënde të ndyshme të botës për zhvillimin e aktiviteteve artistike gjatë sezonit të verës janë të pamjaftueshme për të siguaruar fitime të konsiderueshme për rimëkëmbjen e këtij sektori.

Artistët janë përpara një realiteti të panjohur dhe pamundësisë për të qenë të lirë të punojnë në profesionin e tyre sepse ato ndjehen të kërcënuar nga:
 Papunësia;
 Mungesa e të ardhurave;
 Mundësia e infektimit;
 Masat dhe kufizimet e shteteve.

Si pasojë e pandemisë, shohim që disa forma të artit performativ kanë pasur mundësi të realiziohen online, në mënyre virtuale, por një pjese e madhe e tyre nuk kanë patur këtë mundësi. Kjo mënyrë alternative edhe pse bashkëkohore nuk ka ndihmuar aspak këtë sektor sepse të tilla mundësi nuk kanë sigurar përfitime të mjaftueshme për të evituar falimentimin e shumë bizneseve.
Tregu i artit po përballet me humbje të ndjeshme dhe gjendja parashikohet të jetë e paqëndrueshme në muajt e ardhshëm të këtij viti sepse ekziston një e ardhme e pasigurtë dhe mungesë informacioni mbi situatën aktuale, ndaj duhet të krijohen strategji efektive për rimëkëmbjen dhe mbështetjen e artistëve.

https://en.wikipedia.org/wiki/Impact_of_the_COVID-
19_pandemic_on_the_arts_and_cultural_heritage

Please follow and like us: