Albspirit

Media/News/Publishing

PS paditet në SPAK për patronazhistët, propozohen gjoba të mëdha dhe kthim në fshatrat nga kanë ardhur

Partia Socialiste është paditur në SPAK nga një shoqatë. Bëhet fjalë për shoqaten “Guxo”, e cila përfaqësohet nga 162 qytetarë në Tiranë.

Kjo shoqatë ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme padinë për PS për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.

 Databaza që përmbante gjeneralitetet dhe të dhënat personale të mijëra votuesve të qarkut të Tiranës u publikua para zgjedhjeve të 25 prillit dhe shkaktoi reagime të shumta.

Aktivistët e shoqatës kanë kërkuar që përvec subjektit politik, të gjobiten me shuma të mëdha emër për emër të gjithë patronazhistët dhe për përsëritësit propozohet që të kthehen në fshatrat e tyre meqënëse nuk e përballojndë dot jetën në komunitet dhe mjedis qytetar.

 

Please follow and like us: