Soros dhe Gates blejnë fabrikën e testimeve të shpejta, hapet punë e gjerë për konspiracionistët
Miliarderët amerikanë George Soros e Bill Gates janë pjesë e konsorciumit që do të blejë Mologic, prodhuesi i testeve Covid me bazë në Britaninë e Madhe, në përpjekje për të rritur aksesin në ‘teknologjinë mjekësore të dorës së fundit e të përballueshme’ kudo në botë, sipas një deklarate të nxjerrë të hënën. Fondi Soros për Zhvillim Ekonomik dhe Fondacioni Bill & Melinda Gates njoftuan nisjen e një iniciative të re, Global Access Health (GAH), që synon fuqizimin përhapjen në botë të teknologjisë mjekësore, dhe blerjen e Mologic Ltd, e njohur më së miri për teknologjinë e testeve hundore që përdoret për testet e shpejtë anti-Covid. Sipas deklaratës, Konsorciumi GAH, që përfshin edhe krahët filantropikë të Soros e Gates, do të investojë të paktën 41 milionë dollarë në këtë marrëveshje. Soros dhe Gates janë pjesë e komunitetit të miliarderëve që synojnë të drejtojnë përpjekjet filantropike në të ashtuquajturin jugu global, që iu referohet kryesisht rajoneve të Amerikës Latine, Azisë, Afrikës dhe Oqeanisë, për të cilat druhen se kanë mbetur prapa teksa Perëndimi ka përshpejtuar programet e vaksinimeve dhe testimeve vitet e fundit. Forbes.com