Albspirit

Media/News/Publishing

Universiteti “A. Moisiu” Durrës vjen me dy programe të reja të studimit profesional 2-vjeçar

Qendra për Edukim në vazhdim pranë Universitetit “A. Moisiu” Durrës vjen me dy programe të reja të studimit profesional 2-vjeçar

PROGRAMET E STUDIMIT PROFESIONALE 2 VJEÇARE

PROGRAM STUDIMI 2-VJEÇAR PROFESIONAL “EDUKATOR PËR MOSHËN 0 – 3 VJEÇ”

Kategoria e synuar nga ky program përfshin shërbimin ndaj fëmijëve për moshën 0-3 vjeç në institucionet parashkollore, në familje, në spitalin pediatrik, shtëpitë e kujdesit për fëmijët, institucionet e përkujdesit për fëmijët me aftësi ndryshe etj.

Thelbi i tij është një ndërthurje edukimi dhe shërbimi social.

Duke orfuar dy gjuhë të huaja (anglisht dhe gjermanisht), programi jep mundësinë e punësimit jo vetëm në tregun vendas por dhe në atë ndërkombëtar.

Ky program realizohet me 120 kredite, me formë studimi me kohë të plotë, me kohëzgjatje normale 2 vite akademike.

Programi i studimit profesional 2-vjeçar “Edukator për moshën 0-3 vjeç” ka për mision të formojë profesionistë me profil profesional në fushën e shërbimeve të përkujdesit ndaj foshnjeve dhe fëmijëve dhe t’u ofrojë studentëve një sistem edukimi dhe trajnimit profesional, i cili i përshtatet nevojave social-ekonomike të vendit dhe kërkesave të tregut të punës.

Qëllimi i këtij programi ka të bëjë me njohjen e studentëve me informacione të përditësuara për kujdesin ndaj foshnjeve dhe fëmijëve, mjetet për komunikim të duhur me prindërit, njohuri për parandalimin dhe trajtimin e lëndimeve dhe menaxhimin e çdo sfide tjetër që mund të lindin.

KRITERET E PRANIMIT TË STUDENTËVE

Studentët që kanë përfunduar me sukses maturën shtetërore pa kufizim të notes mesatare;

Studentët që kanë një diplomë të shkollës së mesme ekuivalente të një vendi të huaj;

Shtetasit e huaj në kushtet dhe mënyrat e parashikuara nga marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe.

Studentët që kanë përfunduar me sukses maturën shtetërore dhe kanë status të veçantë.

MUNDËSITË PËR PUNËSIM

Kujdestar në institucione publike dhe private “Çerdhe”.

Kujdestar në institucione publike dhe private “Kopshte”.

Kujdestar në Institucione të Përkujdesit Shoqëror në Shtëpitë e foshnjeve,

Kujdestar në Institucione të Përkujdesit Shoqëror në Shtëpitë e fëmijëve.

Kujdestar në Institucione të Përkujdesit Shoqëror në Qendrat e Kujdesit për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar.

Punonjës ndihmës në Spitale (Pediatri dhe Maternitet).

Punonjës ndihmës në Konsultore.

Kujdestar pranë familjeve në komunitet.

Kujdestar në mënyrë individuale brënda dhe jashtë vendit.

PROGRAM STUDIMI 2-VJEÇAR PROFESIONAL “KUJDESTAR PËR MOSHËN E TRETË”

I njohur në mbarë botën si Geriarti apo Gerontologji, i pari në llojin e vet, në institucionet e arsimit të lartë shtetëror, në Shqipëri.

Kategoria e synuar nga ky program përfshin shërbimin për moshën e tretë në familje, në institucione të përkujdesit social, qofshin këto private apo shtetërore të tilla si spitalet, qendrat shëndetsore, drejtorinë e shëndetit publik, qendrat rezidenciale dhe ditore për të moshuarit, qendrat e ndryshme të fizioterapisë, etj.

Thelbi i tij është një ndërthurje edukimi dhe shërbimi social.

Duke orfuar dy gjuhë të huaja (anglisht dhe gjermanisht), programi jep mundësinë e punësimit jo vetëm në tregun vendas por dhe në atë ndërkombëtar.

Ky program realizohet me 120 kredite, me formë studimi me kohë të plotë, me kohëzgjatje normale 2 vite akademike.

Programi i studimit profesional 2-vjeçar “Kujdestar për moshën e tretë” ka për mision të formojë specialistë me profil profesional në fushën e shërbimeve të përkujdesit ndaj moshës së tretë dhe t’u ofrojë studentëve një system edukimi dhe trajnimi profesional, i cili i përshtatet nevojave social-ekonomike të vendit dhe kërkesave të tregut të punës.

Qëllimi i këtij programi është të përgatisë studentë të aftë për përkujdesin dhe shërbimin social ndaj individëve të moshës së tretë. ‘Ti pajisë ata me njohuri dhe aftësi praktike-teknike dhe mjekësore të një specialisti të fushës së shërbimeve sociale, si dhe të përgatisë studentëve me informacione të përditësuara për kujdesin ndaj moshës së tretë, mjetet për komunikimin e duhur me familjarët, njohuri për parandalimin dhe trajtimin e lëndimeve dhe menaxhimin e çdo sfide tjetër që mund të lindë.

KRITERET E PRANIMIT TË STUDENTËVE

Studentët që kanë përfunduar me sukses maturën shtetërore pa kufizim të notes mesatare,

Studentët që kanë një diplomë të shkollës së mesme ekuivalente të një vendi të huaj,

Shtetasit e huaj në kushtet dhe mënyrat e parashikuara nga marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe,

Studentët që kanë përfunduar me sukses maturën shtetërore dhe kanë status të veçantë.

MUNDËSITË PËR PUNËSIM

Kujdestar për të moshuarit në qendrat rezidenciale,

Kujdestar për të moshuarit në qendrat ditore,

Kujdestar për të moshuarit që jetojnë vetëm në shtëpi,

Kujdestar në shtëpi për të moshuarit me aftësi të kufizuar apo me nevoja të veçanta,

Ndihmës për trajtimin e të moshuarve në spitale, qendra shëndetsore, qendra fizioterapie,

Kujdestar apo ndihmës të vetëpunësuar edhe jashtë vendit.

Please follow and like us: