Albspirit

Media/News/Publishing

21-vjeçarja që synon të jetë deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman

Dafina Berisha, 21-vjeçarja nga Kosova dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo garon si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo premton të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman.Studentja e drejtesise thotë se ka qenë gjithmonë ambicioze për sukses si politikane dhe që nga mosha 17 vjeçare ajo ka hyrë në SPD si aktiviste. “Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”- u shpreh ajo. Berisha u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani edhe pse thotë se në numër janë rreth 400 mijë që jetojnë në krejt Gjermaninë.

Please follow and like us: