Rrëfehet make-up artistja Eni Lena: Femrat shqiptare më të bukura të ekranit
Eni Lena është grimerja kryesore për pamjen dhe ndryshimin e shumë personazheve televizive, modeleve dhe vipave të njohur në Shqipëri. Puna e saj ka arritur të njihet e të dallohet nga të tjera grimere, të cilën e bën me shumë profesionalizëm, dashuri e përkushtim.Kjo grimere e njohur me punën e saj ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve brenda dhe jashtë vendit. Për një numër të madh të femrave shqiptare, Eni Lena mbetet e pazëvendësueshme, sepse përveç profesionit që ushtron për 17 vite ajo është e liçensuar për mësimdhënie nga Ministria e Punës dhe e Shërbimeve Sociale në Shqipëri për metodologji të çertifikuar për makeup, krijuar nga Eni Lena.
Ky është një kontribut i madh dhe shumë i rëndësishëm për fushën e bukurisë dhe modës për vendin, duke krijuar mundësi trajnimi, çertifikimi dhe punë për shumë gra në Shqipëri qëëndërrojnë këtë profesion. Sidomos për Shqipërinë kjo arritje profesionale nga Eni Lena ka një rëndësi akoma mëtë madhe për fushën e bukurisësepse, përveç Shoqatës Kombëtare “Bukuria Shqiptare” nuk ka një institucion të posaçëm që vlerëson dhe akrediton zyrtarisht punën e një make-up artisti.
Njiheni si dominuese e botës së makjazhit në shoëbiz-in Shqipëtar. Si ka ndryshuar stili juaj ndër vite?
Që në hapat e para mendoj se nisa me sukses, pasi u përzgjodha dhe fillova direkt në televizionin kombëtar Top Channel si grimjera më e talentuar. Kjo më dha shtysë dhe kurajo per të vazhduar karrierën time. Nga koha kur grimoja personazhet shoëbiz-it, kalova në kohën që jam e ftuar në emisionet e tyre, për të folur për karrierën time. Dhe deri më sot ku kam arritur një tjetër pikë kulminante që jam e liçensuar nga Ministria e Punës dhe Shërbimeve Sociale për mësimdhënie të metodologjisë Eni Lena për Makeup.
Mund të na tregoni për trajnimet që keni kryer për të arritur në emrin Master Make Up Artist?
Në vitet e mia të para në Top Channel, presidenti i Top Media-Top Channel, zoti Dritan Hoxha, donte të fuste frymën e stilit evropian në imazhin e moderatoreve, dhe për këtë, ai solli profesionistë dhe estetistë nga Italia, për të na trajtuar dhe përmirësuar make up-in për imazhin televiziv. Kjo ështe një nga përvojat që unë e ruaj me shumë fanatizëm si një eksperiencat e të mësuarit në mënyrë profesionale.
Keni qënë e përzgjedhur në Juri për Miss Universe. Cilat ishin disa nga kriteret e përzgjedhjes dhe si ishte kjo përvojë për ju?
Miss Universe ka kritere të forta për sa i përketë anëtarëve të jurisë, sepse jo më pak, fituesja konkuron dhe përtej kufijëve shqiptarë, në arenën ndërkmbëtare. Dhe kjo më ka emocionuar shumë për vlerësimin dhe besimin që organizata e Miss Universe ka treguar me propozimin që më bënë për të qënë pjesë e jurisë. Kjo më bëri që të kem përgjegjësi të madhe për çmimin që dhashë për vajzën konkurente si Best Model Miss Universe. Një nga kriteret është që fituesja duhet të jetë konfidente dhe të kuptojë vlerën si dhe përgjegjësinë e titullit. Konkurentja duhet të jetë e aftë të artikulojë ambicet e saj, si dhe të mbarti aspiratat dhe potencialin modern të figurës femërore.
Po në televizionin shqipëtar, cilat programe do veçonit ku keni marrë pjesë si makeup artiste?
Si makeup artiste në ushtrimin e profesionit, kam shumë, por disa prej tyre janë Arbana Osmani, Ori Nebiaj, Ulpiana Lame, Eni Vasili, në programacione si “Dua Të Të Bëj Të Lumtur”, “Pasdite Në Top Channel”, “Top Talent”. Dhe vazhdimi kur unë u bëra pjesë e vetë programit “E diell” në rubrikën “Beteja e Bukurisë” si anëtare jurie. Në këtë rubrikë unë kisha për të gjykuar disa konkurentë deri sa të arrinim në finale, me pjesëmarrësen që unë kisha përgjegjësi për të gjykuar si më e mira, dhe për të dhënë çmimin fitues. Pjesëmarrja si juri te “Beteja e Bukurisë” ka qënë një nga eksperiencat më të bukura ku unë gjej veten.
Këtë vit keni bërë bujë edhe në Amerikë. Përgezime për emërimin “Make Up Artistja më e mirë e vitit 2021” nga revista famoze NY Elite dhe “Make Up Artistja më me influencë për VIP-at” nga revista amerikane me emër NY Glamour. Cilat janë janë ëndërrat e tua për New York-un?
Jam shumë mirënjohëse dhe më vjen mirë që edhe mediat ndërkombëtare amerikane vleresojnë punën time si makeup artiste. Kjo pason akoma më shumë gëzimin tim, pasi shumë klientë nga amerika, që ndjekin punët e mia, si përshembull fansat e Përputhen dhe klientët e mi, admirojnë punën time. Ëndrra ime është që një ditë të hap sallonin e bukurisë Eni Lena në Nju Jork dhe të vazhdoj të jap kontributin tim në fushën e makeup-it dhe bukurisë edhe në Amerikë sikurse në Shqipëri. Më ka pëlqyer shumëpunimi me personazhe teatrale dhe kam dëshirë të përfshihem më shumë në fushën e filmit për efekte speciale për aktorë në filma./Marsela Bregu, gsh