Shaban Murati: Ballkani jugosllav
Në 22 korrik 2021 pas një takimi online me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Shqipërisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka shpallur në mënyrë patetike verdiktin në emër të treshes së takimit: “Ky është Ballkani i ri europian”.
Nuk e di kë ka këshilltar diplomatik apo gjeografik kryeministri i Maqedonisë së Veriut, por dikush duhet t’i thotë atij se Ballkani ka 12 shtete dhe tre shtetet e vogla të mësipërme të “mini Shengenit” nuk mund të formojnë dot një “Ballkan të ri”. Shumë-shumë ato mund të formojnë vetëm “një Ballkan jugosllav”.
Please follow and like us: