Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa vjen plot surpriza në Tiranë: Po mendoj të bëj një këngë shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka mbajtur një konferencë për media ku tha se e ka menduar të bëjë një këngë autentike shqiptare. Ylli i Pop-it u shpreh mirënjohëse ndaj mbështetjes që i japin shqiptarët kudo në botë, ndërsa premtoi surpriza në festivalin Sunny Hill.

“Mburrem shumë që e kam mundësinë të jem këtu sot, të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre të mundem jo vetëm me këtë kopsht edhe më tej. Për një komunitet që më ka dhënë shumë, për krejt shqiptarët përreth botës që më kanë suportu, kjo është një mënyrë e vogël çfarë mund të bej kështu që shumë faleminderit për suportin!”, u shpreh ajo.

PYETJE-PËRGJIGJE

Cilët do jenë artistët në Sunny Hill? Ndonjë ndërkombëtar?

Dua Lipa: Do të kemi artistë internacional edhe të vendit, ajo është një pjesë shumë e madhe e festivalit në përgjithshmëri. Kush po vjen sivjet nuk mundem tju tregoj. Do ketë surpriza.

Ke menduar të bësh pushime në Shqipëri dhe të xhirosh një klip?

Dua Lipa: Ndoshta e zgjas këtë vizitë të shoh disa vende në Shqipëri. (Klip) Ndoshta.

Ke menduar të bësh një këngë autentike shqiptare dhe të çudisësh botën?

Dua Lipa: E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare.

Ke menduar të këndosh një këngë në gjuhën shqipe?

Dua Lipa: Unë kam shumë këngë në gjuhën shqipe që i dua. Do kisha qejf të bëja një Cover, që ti dëgjojnë shumë njerëz. Nuk e di a jam mjaft e aftë të shkruaj këngë shqip. E kam ëndërr të mëdha edhe të ndryshojmë stigmën ndaj Kosovës edhe Shqipërisë, edhe neve si shqiptarë. Ta shohin njerëzit nëpër botë që jemi kreativ, punojmë fort dhe ka të rinj.

Dua Lipa: Pas dy nismave të para që u realizuan, ke menduar një ndihmë tjetër?

Dua Lipa: Po. Me festivalin Sunny Hill, krejt paratë që merren aty shkojnë për NGO, festivale alternative edhe për bamirësi. Kemi shumë ide, shumë ëndrra dhe jemi të motivuar të ndihmojmë në çfarëdo lloj mënyre.

Kur do të bësh koncertin në Tiranë?

Dua Lipa: Surprizë. Jemi duke diskutuar.

E ndiqni muzikën në Shqipëri? Çfarë ju mban me këmbë ne tokë?

Dua Lipa: Familja edhe shoqëria përreth. Gjëja që më lumturon më së shumti është të bëj muzikë. Por në shtëpi jam thjesht Dua. Prindërit, familja më bëjnë me këmbë në tokë. Kam shumë artista që i ndjek në Instagram. Kam dëshirë të jem e përditësuar.

Kënga e radhës në treg?

Dua Lipa: I kam disa këngë në muajt që po vijnë.

Please follow and like us: