Letra e Konicës drejtuar gazetës “Giornale d’Italia’’ më 1920: Populli shqiptar ruan ende ndjenjat e dashura për atë italian
Romë, 10 qershor. — “Giornale d’Italia” merr letrën në vijim nga Faik bej Konica, president i Federatës Shqiptare “Vatra”:
“Z. Drejtor. — Lajmet nga Shqipëria, të botuara sot nga “Giornale d’Italia” dhe në gazeta të tjera do të kenë emocionuar të gjithë ata, italianë dhe shqiptarë që kishin ëndërruar për një ngjarje të sinqertë dhe vëllazërore midis dy vendeve.
Që interesi i popullit shqiptar konsiston në mbajtjen e marrëdhënieve të përzemërta me Italinë dhe në mos dëmtimin e interesave më këtë popull të madh të afërt dhe miqësor tradicionalisht, është një fakt i dukshëm dhe i qartë.
Lidhur me pjesën e përgjegjësisë që i bie autoriteteve italiane, ju mbetet juve ta shqyrtoni, artikulli juaj sot dhe mendimet që shumë italianë kanë shprehur me rastin e këtyre incidenteve të mjerueshme më kanë bindur që në Itali njihen disa nga shkaqet e trishta të keqkuptimit.
Ju lutem, z. Drejtor, të siguroni publikun italian për një të vërtetë që në këtë moment po keqkuptohet, domethënë se populli shqiptar ruan akoma, pavarësisht nga gjithçka, ndjenjat e dashura për popullin e madh italian”.