Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Sami Repishti: Peticioni i 10 shoqatava Izraelo-Amerikane në mbrojtje të Kosovës

 

Nga Sami  Repishti/

New York. Me datën 29 qershor 1998, mora një kopje të peticionit nënshkruar nga 10 kryetarë shoqatash të bashkësisë Israelite-Amerikane drejtuar Presidentit William J. Clinton të Shteteve të Bashkueme të Amerikës ku trajtohej problemi i Kosovës në mënyrë akademike dhe humanitare.

Kopja e letrës i drejtohet edhe “Dr. Repishtit” nga “Michael” (firmë e autorizuar), cilësohet si “Jewish Letter” dhe dërgohet me faks për Këshillin Kombëtar Shqiptar-Amerikan (NACC), organizata ma efektive për problemin e Kosovës. (Më poshtë japim origjinalin e plotë të Letrës në gjuhën angleze)

Mirënjohja izraelite e ndihmës së dhënë popullsisë hebreje gjatë Luftës II Botërore është shprehur shumë herë nga udhëheqës izraelitë.

Presidenti i Israelit, Ezer Weizman, duke folur për qendrimin e popullit shqiptar ndaj popullsisë hebreje të strehuar në Shqipëri gjatë L2B bëri këtë deklaratë:

“Populli israelit nuk do të harrojë kurrë se në vitet e vështira të Luftës II Botërore , ata gjetën tek populli shqiptar strehim dhe mikpritje të vertetë”. (Signed: Ezer Weizman, President of Israel).

Sensibiliteti i shqiptarëve ndaj problemit të keqtrajtimit dhe persekutimit të popullsisë hebreje në Europë është treguar edhe në mesin e shekullit 19, nga themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Kemal Bej Vlora, gjatë periudhës që ai ishte governator i Moldavisë; ai i raportonte Qeverisë Turke gjendjen shumë të keqe të popullsisë fshatare hebraike dhe shkeljet flagrante të të drejtave të tyre njerëzore.

Më vonë një tjetër shqiptar i madh, Bishop Theofan S. Noli, themelues i Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë dhe ish kryeministër i Shqipërisë, në raportet e tij për Qeverinë turke shkruan:

“… Të dy vendet, Israeli dhe Shqipëria, janë shtete të vegjël. Të dy kanë rrenjët e vjetra. Të dy kanë një histori plot vuajtje dhe mundime. Dhe, të dy kanë ruejtur identitetin e tyre respektiv dhe kulturën e tyre, pa marrë parasysh sfidat e pa numërta dhe krizat e kaluara me shekuj me radhë. Këto ngjashmëri formojnë një lidhje të përbashkët në mes të hebrejve dhe shqiptarëve”. (Signed) Bishop Theofan S. Noli, Albanian Orthodox Achdiocese In America).  Ky gjykim u konfirmua edhe nga Presidenti Shimon Perez gjatë një vizite në Shqipëri. Ai tha: “Gjeografia na ndan; por historia na bashkon”.

Në Shqipëri ka një histori të prezencës Hebraike në atë vend, sidomos për vitet e L2B. Duke iu referuar atyre viteve, shumë studiues kanë arrritë këto përfundime të përbashkëta:

  1. nuk ka pasur viktimizim të hebrejve në Shqipëri;
  2. nuk ka pasur dëbim individual as masiv të hebrejve nga Shqipëria,
  3. dhe nuk ka pasur bashkëpunim me Nazistët në Shqipëri në katastrofën e “Solucionit Përfundimtar”.

Rabbini Chaim Hoffman i Universitetit të Nju York-ut konfirmon se: “Mbas dorëzimit të Italisë, gjermanët pushtuan Shqipërinë, dhe të gjithë hebrejtë dolën në ilegalitet. Ekzistojnë dëshmi gojore, dhe me shkrim, që konfirmojnë aktet heroike dhe qendrimet kurajoze të bëra nga populli shqiptar individualisht dhe kolektivisht në mbrojtje të popullsisë hebraike që kërkonte strehim nga tirania naziste”.

Harvey Sahner, që mbijetoi  holokaustin nazist shkruan: “Të gjithë hebrejtë shqiptarë mbijetuan holokaustin (Shoah). Të gjithë grekët, jugosllavët, austriakët dhe gjermanët jahudij që patën fatin të shkonin në Shqipëri mbijetuan nga katastrofa. Shumica e guximtarëve kanë qenë myslimanë. Dhe nuk dihet një rast ku shqiptarët të kenë marrë ryshfete e pagesa për strehimin e jahudijve”.

Masat ndëshkimore naziste që u morën në të gjithë Europën nuk u zbatuan në Shqipëri. Rreth Shqipërisë, Greqi dhe Jugosllavi, hebrejtë u rrethuan, u arrestuan dhe u derguan masivisht në kampet naziste të përqendrimit. Në Shqipëri ata nuk u detyruan me mbajtë “yllin e verdhë” me germen “J” (Xhju) në rrobat e tyre. Nazistët kërkuen që paria e vendit të përgatitë dhe të dorëzojë listën e plotë të të gjithë hebrejëve që jetonin në Shqipëri, por kërkesa u refuzua. Ky ka qenë ballafaqimi i parë me nazistët i qeverisë së re shqiptare. Shumë persona mendonin se qeveria shqiptare do të pranonte kërkesat naziste, por ajo rezistoi.

Me 20 tetor 1943, Gestapoja naziste filloi një fushatë arrestimesh të elementit pro-komunist në Durrës dhe arrestoi 569 shqiptarë dhe 36 italianë. Në Shijak u arrestuen 57 shqiptarë dhe 44 italianë. Në të dy operacionet nuk u arrestua as edhe një hebre. Në pranverë të vitit 1944, Gestapo  kërkoi përsëri nga qeveria shqiptare listen e të gjithë hebrejve. Shqiptarët jo vetëm refuzuan kërkesën por dhanë sigurime për popullsinë se për sa kohë që qeveria do të jetë në fuqi asnjë hebre nuk do të dorëzohet. Me ardhjen e rregjimit komunist, nëntor 1944, Shqipëria u bë një satelit i Bashkimit Sovjetik. Me 16 prill 1949 Shqipëria njohu shtetin e ri të Israelit me kërkesë të Moskës, por nuk lejoi asnjë hebre të kthehet në Israel. Me prishjen e marrëdhanjve B.S.-Israel filloi një propagandë e shthurur me mediat gjatë gjithë viteve të Luftës së Ftohtë. Anti-sionizmi ishte brumi i kësaj  propagande.

Me rënien e komunizmit në Shqipëri, 1990, pothuejse të gjithë hebrejtë e Shqipërisë emigruan në Israel; minimumi i tyre ka qenë rreth numrit 2000. Me 11 gusht 1991 një Ambasadë Shqiptare u hap në Tel Åviv, Israel. Që atë ditë marrëdhëniet miqësore vazhdojnë të mbahen në mes të dy vendeve. Gjatë vizitës së një grup shqiptar në Israel, KM i vendit Shimon Perez, deklaroi:” Ne ju duam sepse ju shpëtuat jetët e hebrejëve gjate L2B,  sepse ju keni vuejtur nga nji diktaturë e egër…”!

Me 26 janar 2006, senatorët amerikanë Charles Schumer (D.N.Y.) dhe John McCain (R.Ar.) paraqitën në Kongres për aprovim një Rezolutë (U.S.Senat, Res.521/2006 ) me rastin e 61 vjetorit të lirimit të hebrenjëve nga kampet naziste, për mbrojtjen e tyre, dhe për shpëtimin e jetës së të gjithë hebrenjve që jetuan dhe u strehuan në Shqipëri, gjatë L2B.

Sot, Shqipëria njihet si i vetmi vend në botë ku në mbarimin e L2B  kishte ma shumë popullsi hebreje se para kësajë  lufte.

***

“ Me 9 korrik 2020, u  promovua në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës Memoriali për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milionë hebrenjtë e Europës që u vranë, si dhe qytetarët e Shqipërisë që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur  hebrenjtë”, shkruente gazeta DIELLI e datës 24 korrik 2020.

Duke folur me rastin e kësaj  ceremonie, Ambasadori amerikan, The Hon. Yuri KIM tha: “Është nder të përuroj këtë Memorial në respekt të popullit shqiptar që rrezikoi jetën e tij për të mbrojtur hebrenjtë e Europës” dhe “…. përgëzoi shqiptarët që rrezikuan jetën e  tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur hebrenjtë nga rreziku nazist… Kjo eshtë një histori frymëzuese e humanizmit kurajoz dhe nderit– e traditës shqiptare të “besës”, raporton DIELLI.

Në Memorialin Holocaust Museum, YAD VASHIM, Jerusalem, ka sot  afër 100 heronj civilë shqiptarë që nderohen me pllaka përkujtimore si “Righteous Among the Nations” .

* * * *

June 23, 1998

Mr. President,

We are saddened and outraged by the systematic attacks of Serbian military, paramilitary and police forces under the command of Slobodan Milosevcic on the civilians of Kosovo. The “ethnic cleansing” of ethnic Albanian Muslims in Kosovo recalls too vividly the slaughter and forced expulsions of Muslims during the genocide conducted by Milosevic and his allies during the  ëar in Bosnia.

As Jews, we know very well the terrible cost of appeasement. It was only  a generation ago that we saw the fires of the Holocaust, and their light still illuminates our vision, making clear that we cannot be passive in the face of genocide. Our solemn vow –“never again”—must be more than a slogan. It must be an agenda, a commitment not just to be vigilant, but to act.

We must act now to prevent further suffering in Kosovo’s innocents and to prevent Milosevic from dragging the entire region into a new war that could dwarf Bosnia in comparison. We call upon the United States and other countries around the world to honor their commitment to the U.N.Genocide Convention, which requires that signatories do their utmost to prevent and punish genocide. By  attempting to forcibly remove a people from a region based on their religion or ethncicity, the recent “ethnic cleansing” campaign by Milosevic’s forces clearly meets the definition of genocide Article  Two of the Genocide Convention.

We urge you to avoid the mistakes of the past and to assume a leadership role in taking action to prevent further Serbian attacks. We applaud the recently announced NATO plan to employ air to increase pressure on Slobodan Milosevic. We also call upon the Prosecutor of the U.N. War Crimes Tribunal for the former Yugoslavia to visit Kosovo and Belgrade in the comig days and warn Milosevic and his followers that they will be held responsible for genocide and any other crimes against humanity committed by their forces In Kosovo.

President Clinton has eloquently stated in recent weeks that many of us have believed for years! We failed to act quickly and forcefully enough in Ruanda and Bosnia. We must not allow Kosovo to become another Bosnia. As Jeëish traditon teaches, we cannot “sit by the blood o f our brothers” (Leviticus 19:16) The U.S. and the international community must not turn a blind eye to these atrocities, but rather ëe must try to protect the innocent citizens ëho are suffering. We must, because if we don’t echo will?

Sincerely,

Phil BAUM

Executive Director                                  Rabbi Mordechai Liebling

American Jeëish Congress                    Executive Director

Jeëish Reconstruction Federation

Rabbi Jerome M.Epstein

Executive Vice-President                        Marine E Post

United Synagogue of Conservative       National President

Judaism                                                      Hadassah

Abraham H. Foxman                                Nan Rich

National President                                   National President

Anti-Defamation League                         National Counci of Jeëish Ëomen

Mandell I. Ganchroë, M.D.                    Dr. Laërence Rubin

President                                                   Executive Vice-Chairman

Orthodox Union                                       Jeëish Council on Public Affairs

David Harris                                              Rabbi Eric Yoffie

Executive Director                                   President

American Jeëish Committee                 Union of American Hebreë CongregatIons

*( Dr. Sami Repishti ashte autori i studimit: The Jews in Albania: A Story of Survival, botue ne Holocaust Studies Series- THE HOLOCAUST : Essays and Documents, (edited by Randolph L. Braham. Botue nga The Rosenthal Institute for Holocaust Studies Graduate Center/City University of New York and Social Science Monographs, Boulder, Col.- Columbia Un. Press:2009

Please follow and like us: