Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: Harrojeni Eli Faren, por vajtoni gazetarine!

Eli Fara beri nje reagim publik, pas disa ditesh, kur eshte vene ne qender te sulmeve publike, per nje afere te dyshimte lidhur, me nje punesim fiktiv ne dy ministri per rreth 8 vjet, gjate qeverisjes se Berishes.
Une nuk e besoj ate qe thote Eli Fara, pra qe afera nuk eshte e vertete. Por, me se pari, jam i prirur te mos besoj tere zallamahine popullore qe shpertheu nga nje shkrim ne nje portal. Nje shkrim pa asnje burim, asnje dokument, asnje citim. Thjeshte shifra pafund per udhetimet ne SHBA, dieta, paga… Kete shkrim e riprodhuan copy-paste dhjetra media te tjera online e qindra komentues ne rrjet. Serish asnje gazetar “riprodhues” nuk beri mundimin me te vogel: te pyeste ministrine per te cilen behet fjale. Te pyeste ministrin qe supozohet se i ka dhene pagen kengetarea. Te pyese te zonjen e pages, me e pakta. Te pyeste ne thesar, nese jane levruar apo jo keto paga. Nje gazetari shkel e shko u shnderrua ne histeri publike, qe nuk ka perendi qe e shuan edhe ne qofte teresisht e pa vertete historia
Dreqi ta haje, kam shkuar i kam marre reagim Nehat Kulles, ne nje tunel me arme e municione, kur i ngriten akuze per krijim bande.
Nese lajmi eshte “fake”, padyshim qe me vjen keq per kengetaren. Por sinqerisht, tani po me vjen keq per gazetarine.
Ku ka perfunduar?
Ai lajm mund te jete i vertete, dhe eshte histori e denje per te cuar ministra ne burg. Por sa i besueshem eshte ai kur nuk referon asnje informacion?
Pertej lajmit, tragjike eshte sesi shoqeria sot, si nje turme e uritur, beson cdo gje qe i hidhet. Mjafton te shkruaje dikush dicka, per kedo, dhe ne pak minuta shperndahet ne te gjitha portalet e rrjetet, edhe me te njejtat gabime ortografike. Pa bere minimumin e profesionalizmit, ti bien nje telefoni e te kerkojne nje konfirmim. Eshte me e pakta o gazetare, ku dreqin po e coni kete profesion?
Nuk eshte ceshtja e nje personi, eshte ceshtja e degradimit te nje pushteti qe ka qene me i besueshem se te gjitha pushtetet bashke.
Please follow and like us: