Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize F. Elshani: Për krejt ata që femrat i kanë pa veç me gatu e me qit çaj

 

Për krejt ata që femrat i kanë pa veç me gatu e me qit çaj, po ja rikujtoj që tash e mbas gratë dhe çikat e Kosovës i gatuajnë postin e presidentes, i gatuajnë ministritë më të rëndësishme, i gatuajnë medaljet e arta çikat dhe gratë e Kosovës, i gatuajnë çmimet ma të rëndësishme për vokal, i gatuajnë çmimet për dizajneret më të mira në botë.

Gratë dhe çikat e Kosovës i gatuajnë projektet ma të mira e ma të forta të arkitekturës.

Këto gra dhe çika janë gazetarë hulumtuese që ia zajnë në fyt “gjellnat” të gatuar nga vetë ordinerët e kriminelët.

Gratë dhe çikat e Kosovës janë ato që janë në krejt botën t’u ligjëru në universitete ma të njohura që i ka bota.

Këto gra dhe çika janë vozitëse të autobusave, janë pilote ushtarake.

Gartë dhe çikat e Kosovës janë doktoresha e mjeshtre të mjekësisë.

Këto gra e çika menaxhojnë restorante, hotele, biznese të ndryshme.

Gratë dhe çikat e Kosovës, mësimdhënëse shembull.

Për gratë e çikat që janë IT-ekselencë, krejt gratë dhe çikat, avokate, notere, gjykatëse, prokurore…

Çikat e gratë që janë artiste e piktore të përsosura…

Çikat dhe gratë në Kosovë ka nëna që bën ushqimin, edukon fëmijë, punon dhe që i mbërrin gjitha pa pas nevojë për dikë.

Pra tash e mbas në kuzhina edhe i gatuajme sukseset.

GËZUAR!

Please follow and like us: