OSBE: Patronazhistët zëvendësuan spiunët e diktaturës
OSBE/ODHIR publikon raportin perfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit ku vlerësohet se votuesve shqiptarë iu garantua zgjedhja e kandidatëve ndërsa dita e zgjedhjeve ishte kryesisht transparente dhe e qetë. Në këtë dokument vihet theksi tek shit-blerja e votës, si një problematikë e hasur në zgjedhjet e fundit, bazuar kjo në nje numër të lartë hetimesh të ndërmarra, si dhe tek cështja e shumëpërfolur e patronazhistëve.
Konkretisht sa i perket cështjes së publikumit të të dhenave të mbi 900 mijë shqiptarëve thuhet: “Rrjedhja e të dhënave personale të ndjeshme të rreth 900,000 qytetarëve shqiptarë para zgjedhjeve, përfshirë preferencat e tyre politike, ishte shqetësuese serioze dhe i bëri votuesit të prekshëm nga presioni.”
Në këtë dokument flitet edhe për punësimet të cilat u rriten ndjëshëm në aparatin shtetëror përpara zgjedhjeve, si dhe u dhanë legalizimë në kembim të votës.
OSBE/ODIHR ka komentuar edhe gjuhen e përdorur përgjate fushatës nga politikanët si të ashpër. “Toni i gjuhës së përdorur gjatë fushatës nga disa udhëheqës partie dhe, në veçanti, Presidenti, ishte konfrontues. Ndonjëherë gjuha agresive u përdor gjithashtu në seksionet e komenteve në rrjetet sociale. Kishte disa raste të shquara gjatë fushatës së gjuhës seksiste të përdorura kundër grave.”
Sa i përket ndalimit të shtesave shqiptarë të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, në raport thuhet se urdhri ka të ngjarë të ketë ndikuar negativisht në aftësinë e disa shtetasve shqiptarë, përfshirë nga pakicat kombëtare, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.