Albspirit

Media/News/Publishing

Raporti i OSBE: Praktikat e përhapura të blerjes së votave mbetën problem, pati pretendime të besueshme…

Raporti final i OSBE nuk anashkalon edhe në këto zgjedhje problemin e krimeve zgjedhore, kryesisht nëpërmjet tjetërsimit të votës me shit-blerjen e saj.

Sic shkruhet në raport, edhe këtë radhë praktikat e përhapura të blerjes së votave mbetën problem.

”Praktikat e përhapura të blerjes së votave, siç pretendohet nga shumë bashkëbisedues të IEOM, mbetën një problem”- shkruan raporti.

Nga ana tjetër, OSBE pranon se si para dhe pas zgjedhjeve pati pretendime të besueshme të shit-blerjes së votës dhe hetimet filluan menjëherë.

”Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, pretendimet e besueshme të blerjes së votës ishin të pranishme gjatë dhe pas vitit
fushata dhe hetimet filluan në një numër çështjesh.75 [retendime të tilla nuk ishin të kufizuara në
ndonjë parti.”- shtohet më tej. Plot 30 hetime u hapën vetëm për këtë cështje dhe 50 të tjera për parregullsi janë inicuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Parandalimi i shit-blerjes së votës thotë OSBE, mbetet një nga rekomandimet prioritare kyçe per zgjedhjet.

Please follow and like us: