Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: KY DET U TRAZUA


Kur m’pa tinëz me ata sy
u trazua po si det
hënën e shoh të ndarë n’dy pjesë
si gjoksin tënd n’pranverë
që le të duket e s’më le t’largohem
nga çfarë shoh n’trupin tënd!

Dheu ta skaliti trupin
e uji t’i ngjyrosi sytë kaltërsi të pjekur flakë
dielli t’dha zjarr prej kohesh
është e qartë, shihet fytyra e saj
dhe kështu ndodh, ti je hije e bardh
e shpirtit tim e qeshura mbretëresha e saj!

27.VII.2021

Please follow and like us: