Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergji Mihallari: Për mall u bëmë

 

Sikur një shekull ka shkuar

Harroj se koha vetëm tretet

Dhe lë hirin e përvëluar…

Për mall u bëmë

U bëmë më keq se eremitët

Tespijet numërohen në gishta pleqsh

Pa mundur të numërohen ditët

Sa herë perëndon një hënë

E aq sa herë ka lindur dielli

Më duket se s’ka asnjë ndryshim

Për mallin që si njollë ngeli…

Please follow and like us: