Albspirit

Media/News/Publishing

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër/DokuFest në edicionin jubilar të 20-vjetorit

Sot në Tiranë u mbajt konferenca e përvitshme për shtyp e festivalit DokuFest ku u prezantua programi i plotë i edicionit jubilar, i 20-të i DokuFest, i cili do të mbahet nga data 6-14 gusht në Prizren, Kosovë. Në konferencë prezantuan programin dhe mbarëvajtjen e festivalit Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i Festivalit, Alba Çakalli, Producente e Festivalit dhe Samir Karahoda, Selektor i Programit të Filmave të Shkurtër. Producentja e festivalit Alba Çakalli hapi konferencën për shtyp dhe tha ‘Jemi shumë të lumtur që sot po prezantojmë edicionin e 20-të të festivalit me një program të veçantë ku këtë vit do të bashkohemi nëpër kinematë tona me audiencë nga data 6 -14 gusht.” Ajo njoftoi edhe për temën e këtij edicioni të festivalit RE: Set RE: Mix RE: Act që përbëhet nga një program i gjerë dhe i kuruar me kujdes e që përfshinë shfaqje të filmave, performanca muzikore, ekspozita dhe diskutime. Poashtu, producentja Çakalli njoftoi edhe për programin i cili një pjesë e kufizuar e tij do do të jetë i hapur për rajonin në një platformë online dhe pjesa e kategorisë kombëtare do të jetë e hapur për shtetet si në Zvicër, Gjermani dhe Suedi. Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i Festivalit shpalosi shkurtimisht programin e sivjetëm të filmave. “Nga mbi 3000 filma të cilat kanë aplikuar për këtë edicion të festivalit, kemi përzgjedhur 106 filma për 8 kategori garuese të festivalit nga 60 shtete dhe rreth 100 filma tjerë për një numër programesh të veçanta të festivalit”. Deri tani ne kemi shpalosur shumicën e programit dhe në ditët në vijim do të shpalosen edhe disa nga programet tjera. Ajo çfarë mund të themi është se kemi një interesim në rritje për prezencën e autorëve dhe filmbërësve profesionist nga Kosova, rajoni e bota dhe tashmë kemi konfirmim nga një numër i konsiderueshëm i tyre në lidhje me ardhjen në Prizren. “Me gjithë situatën në të cilën gjendemi unë shpresoj për një rikthim gradual të publikut si dhe të festivalit në formatin çfarë ishte dhe si e meriton edhe qyteti i Prizrenit dhe Kosova”.

Please follow and like us: