Oana Anca Mihaela Glasu: AFËR REVE
E di, e di mirë sa shumë ke dashur të më mbash.
Çfarë mrekullie të mundesh të më shtrëngosh në gjoksin tënd,
për të më ngjitur në lartësitë e virgjëra të kreshtave,
ato të shikojnë plot turp dhe zili hullinë e gjinjve të mi
mbi të cilat bien ylberet vargje,
për të vallëzuar atje lart ku mund të dëgjohet vetëm zilja e kambanave në re.
Përtej shpateve të maleve, shumë larg, nesër do të jetë e enjte,
një e enjte e zakonshme për botën dhe një kohë pa gjethe për ne.
Në një vend të lartë,
një vend kaq të lartë për të bërë dashuri…
Please follow and like us: