Altin Sh. Kajtazi: NATË VERORE
N’këtë t’bukurën natë verore du më t’pa
ndër këto valë t’kthjellta s’kam ç’them
po kam dëshirë e po t’lutem a kem më u pa
ku malli i ndjen hapat e tu andej kah vjen
çdo gjë kam me tregue sa t’kam dashtë kam më përmend!
Ti s’më erdhe n’këtë verë n’shtratin tim
e unë kot n’veti jam gëzua
kryeneçe u bëre prej shembullit tënd
të bëjë edhe një lutje me njomësi
mu s’më vjen turp t’them atë që e ndjen shpirti për ty!
Gjak buzët mbuluan këtë letër
dhe do flas kjo goja ime
jo për t’sharë, as për të thëne sikur s’kam faj
të mos vijë vdekja që t’na sjellin në breg pa u parë
dhe lus Zotin që të jesh gjallë
ne u kuptuam më zemër, s’kam çka t’them përveç kësaj!
29. VII. 2021.
Please follow and like us: