Albspirit

Media/News/Publishing

Alfred Golloshi: Më Jep Dritë

 

Kësaj rruge që afsh të nxehtë Korriku nxjerr

me ngadalë e mendueshëm hapat mbi të i hedh.

Me një shpirt të djegur, të etur e trazuar unë eci e eci.

Eh më ngjan ky shpirt me një vullkan të mbuluar

që atje poshtë në brendësi djeg e vlon,

është gati të shpërthejë

e të derdh llavën e zjarrtë rrugëve të këtij qyteti të pafundësisë së mbrapshtive,

ku njerëzit psherëtijnë të mashtruar,

lëngojnë të burgosur në luginën e padrejtësisë.

S’e di, nuk e di a janë viktimë e asaj që vetë zgjodhën

a dikush me djallëzi deri këtu i çoi!?

‘Të gjithë kanë devijuar, janë ndotur;

asnjëri nuk bën të mirën, as edhe një.’

Të gjithë kanë humbur rrugën.

O Zot, më jep dritë të lutem,

që të vërtetën rrugë ta dalloj dhe në të i lirë të eci,

ndihmomë të gjej Veten dhe të jetoj i gjithi Njeri.

Please follow and like us: