Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaçeli: Kosova nuk është barsoletë, Kosova është gjak!

Shkruanin disa media këto ditë të fundkorrikut 2021, me përulësi e servilizëm tipik të mediave të shitura lirë, për batutat dhe barcoletat aspak diplomatike, ndërmjet kryeministrit shqiptar dhe kryeministrit serb!
Shkruanin për kallomoqat e pjekura që shkëlqesitë kryministra të Ballkanit, që kanë tru e gjak kollomoqi, shijonin rrugëve të Shkupit! Shkupi, sa për kujtesë, është pjesë Shqipërie e shkyer nga fqinjët e mirë!
Ka aq shumë pjesë Shqipërie të shkyer nga fqinjët e mirë grekë, serbë, maqedonas, malazez, sa vetëm një grimë Shqipëri ka mbetur brenda territorit zyrtar!
Koha dhe përvoja e jetës më ka mësuar të jem tolerant! Nuk jam as shovinist! Nuk jam as nacionalist ekstremist, edhe pse nga gjaku i trashëguar prej të parëve kam të gjitha të drejtat të jem!
Nuk jam shqiptaromadh! – Një term i shpikur për të justifikuar copat e shkyera të Shqipërisë!
Por vendi dhe liria që më ka dhënë vendi ku jetoj, Italia, më jep të drejtën ti kujtoj gjithkujt që harron, qoftë edhe kryeministri i Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë e Serbisë! Sidomos Serbisë! Kam të drejtën ti kujtoj gjithkujt se Kosova është histori gjaku dhe jo histori barcoletash politike me shije të keqe dhe erë të rëndë!
Kosova nuk është barcoletë diplomatike kryministrash aksidentalë, që aksidentalisht sundojnë në vendet e Ballkanit!
Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet aty si shtet i pavarur shqiptar, edhe kur kryeministrat aksidentalë ballkanikë, kryeministrat e barcoletave, kryeministrat e kollomoqave të pjekur,  nuk do të jenë më në krye të shteteve që pretendojnë që kanë tagrin e përfaqësimit apo sundimit të Kosovës!
Kush ka shkuar të paktën një herë në Kosovë, dhe ka prekë realitetin atje, e kupton se me Kosovën nuk mund të luhet! Krejt ashtu siç nuk mund të luhet me gjakun.
Kosova nuk është batutë barsoletash! Kosova është gjak! Është gjak zemret!
Kosova është zemër!
Please follow and like us: