Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Unë nga sytë kuptova botën…

  
Unë nga sytë kuptova botën,
Cepa ku u zgjova e cepa ku s’kisha dremitur kurrë më parë. Nga sytë u ndërtova.
Nga sytë u zhgenjeva,
Nga sytë u lëndova.
Nga sytë u rrëzova,
E po nga sytë u ringrita, pa lot.
Tërë hipokrizinë,
Tërë egoizmin, papërgjegjshmëritë.
Tërë fazat e mia, nga sytë i njoha –
Qysh fëmijë.
Unë s’u linda dje dhe as ata që më lindën sot.
Ata thonë gjithçka, veçse “më fal” s’thonë dot.
Nga sytë kuptova tërë të vërtetat e mia,
Dashurinë prindërore –
Dashurinë e humbur dhe atë të fituar –
Ka pasur gjithnjë vend për t’u dërrmuar.
E vend për t’u shëruar ka patur plot.
Dashurinë miqësore nga sytë e njoha,
Dashurinë e tërë kombësive
E dallimeve e ngjashmërive të thella kulturore –
Nga sytë u njoha me dashurinë njerëzore,
Dhe aty u pashë sy më sy me dashurinë më të madhe.
Asgjë tjetër s’pashë të parën.
Pas syve pashë peshën e fjalës.
Dhe ajo është e pabukur, si sytë.
Dhe ajo është e bukur, sa sytë.
Please follow and like us: