Gjenerali libanez rrëfen për operacionin e shpëtimit në Siri
Bejrut, 1 gusht 2021 – Nga Bejruti, para nisjes së 19 shqiptarëve për në atdhe, Komandanti i Forcave të Sigurisë në Liban, gjenerali Abbas Ibrahim, ka dhënë detaje për operacionin e shpëtimit të civilëve të ngujuar në kampet e Sirisë, të cilin ai e vlerëson të vështirë.
“Jam shumë krenar për atë çfarë kemi bërë, jam shumë krenar për oficerët e mi që kanë punuar shumë fort dhe mund t’ju them se vështirësitë me të cilat jemi përballur lidhen me faktin se kam qenë shumë i shqetësuar kur kam dërguar njerëzit e mi, oficerët e mi, të punojnë atje, në operacione sekrete, sepse kisha oficerë që punonin në zonën kurde, ku është shumë e rrezikshme. Por, ne luajtëm rolin tonë, për të shpëtuar shpirtrat njerëzorë”, ka thënë ai.
Gjenerali Abbas ka thënë se vendi i tij, Libani, është krenar për ndihmën që po jep për shpëtimin e njerëzve.
“Ndihem shumë krenar për çfarë kemi bërë dhe për çfarë ende po bëjmë për miqtë tanë shqiptarë dhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ne jemi krenarë që Libani po e luan këtë rol. Siç e thashë, është një dhuratë për miqtë e mi, për kryeministrin dhe për shpirtin e nënës sime, pasi sot është përvjetori i saj”, ka thënëai ai, citon Balkanweb.
Në kampin “Al Hawl” në Siri ka ende shqiptarë dhe operacionet për shpëtimin dhe për riatdhesimin e tyre do të vazhdojë.
Mbërrijnë në Shqipëri 5 gra dhe 14 fëmijë nga kampi Al Hol në Siri