Albspirit

Media/News/Publishing

Pasuesi i Merkel kërkon ndjesë për plagjiaturën, asnjë dr. shkencash nga politika shqiptare nuk  e ka bërë këtë gjë

Armin Laschet, i përfolur si pasardhësi i Angela Merkel në drejtimin e Gjermanisë ka kërkuar falje publike pasi ka pranuar se ka kryer plagjiaturë.

Bëhet fjalë për një libër mbi emigracionin të cilin ai e shkroi në vitin 2019 dhe ku nuk ka deklaruar burimin e të dhënave.

“Ishte padyshim një gabim për të cilin unë jam përgjegjës. Kjo është arsyeja pse unë dua të kërkoj falje”, u shpreh ai . Ndjesa publike e politikanit gjerman vjen pak javë përpara se kundërshtarja e tij për drejtimin e Gjermanisë, Analena Barbok, nga Partia e Gjelbër, pranoi se edhe ajo kishte kryer plagjiaturë në disa botime të saj duke mos cituar si duhet burimet.

Plagjatura shihet me përbuzje nga opinioni publik në Gjermani dhe vitet e fundit mjaft politikanë janë detyruar të tërhiqen.

Përkrahja e politikanit 60-vjeçar është gjithnjë e më shumë në rënie për shkak të situatave të pakëndshme që është gjendur së fundmi.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen më 26 shtator.

Kujtojme se ne Shqiperia jane denoncuar disa politikane aktuale qe kane bere doktoraturat me vjedhje, por asnje prej tyre as ka kerkuar ndjese dhe as e nuk  e ka hequr graden shkencore.

Please follow and like us: