Vritet me armë në prani të dy fëmijëve 27-vjeçarja shqiptare në SHBA
Një shqiptare, nënë e dy fëmijëve është gjetur e vrarë brenda një makinë në SHBA. Sipas mediave vendase bëhet me dije se 27-vjeçarja shqiptare është identifikuar si Joana Peca dhe deri tani dyshohet se ajo është qëlluar me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida. Dy fëmijët e saj të mitur kanë parë të gjithë krimin, por policia thotë se ata nuk janë lënduar.
Dy fëmijët janë tronditur shumë nga e gjithë ngjarja që kanë parë dhe tashmë do të jenë nën kujdesin e psikologëve.
Lidhur me këtë krim të rëndë kanë nisur hetimet, por ende nuk ka një autor të dyshuar. Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve që nëse kanë informacion të raportojnë.
Please follow and like us: