Gjergji Mihallari: Në vetminë e ishullit të fjalëve
****
Në kaltërsi të ëndrrës
thura pafundësisht litarë fjalësh,
litarë të gjatë
që bota të mbytej në lakun e tyre.
Fjalë që mërmëriteshin vetmisë,
zjarrmonin dhe natën bufonin në yje,
fjalë të gërmëzuar nga ndjesia,
nga dëshira,
në praninë dhe ëndrrën tënde…
Ngela i burgosuri rob
në vetminë e ishullit të fjalëve
të pashqiptuara…
“Gjurmë pa hapa”
Please follow and like us: