Albspirit

Media/News/Publishing

Vuçiç, edhe me Ballkanin e hapur, edhe kundër dënimit të genocidit serb në Sarajevë

Beograd, 4 gusht 2021 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuar vendimin e përfaqësuesit të deritashëm ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Valentin Inzko, për dënimin e mohuesve të gjenocidit në këtë shtet.

Vuçiq ka lënë të kuptohet se Inzko, para se të merrte këtë vendim, duhet të ishte konsultuar edhe me serbët e Bosnjës, të cilët e mohojnë gjenocidin e kryer nga serbët në Bosnjë e Harcegovinë.

Ai ka thënë se vendimet që merren në Bosnjë e Hercegovinë duhet të kenë për bazë interesat dhe pajtimin e të tre popujve: serbëve, kroatëve dhe boshnjak.

“Ky është thelbi i Marrëveshjes së Dejtonit dhe jo zgjidhjet e imponuara”, ka thënë Vuçiq të mërkurën, në Beograd, pas takimi me anëtarin serb të presidencës tri-palëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe me një delegacion të Republikës Serbe, entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërsa Dodik ka thënë se presidentit serb ia ka përcjellë shqetësimin se, siç është shprehur, “bashkësia ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë po përpiqet të minojë të drejtat e serbëve, të cilat u takojnë me Marrëveshjen e Dejtonit”.

Dodik, përfaqësues i serbëve në presidencën tri-palëshe të Bosnjës e Hercëgovinës, ka thënë se serbët dhe Republika Serbe i “varin të gjitha shpresat” të Serbia.

Ai kathënë se Serbia është “garant” i paqes në rajon, ndërsa faktorin ndërkombëtar e ka akuzuar se po përpiqet ta shkatërrojë identitetin e serb në Bosnjë e Hercegovinë dhe Republikën Serbe.

“Serbinë e përjetojmë si garant të paqes në këtë hapësirë dhe ne jemi të përkushtuar për paqe, por ajo çfarë bëjnë atje, para së gjithash faktorët ndërkombëtarë, është e orientuar drejt shkatërrimit të identiteti serb në Bosnjë, gjegjësisht në Republikën Serbe dhe vetë enitetin ta shndërrojë  në një krijesë juridike”, është shprehur Dodik.

Por, Vuçiq ka qenë i kujdesshëm, kur ka folur për integritetin territorial të Bosnjës e Hercegovinës.

“Serbia respekton integritetin territorial të Bosnje -Hercegovinës dhe Republikës Serbe”, ka thënë ai.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur stabilitetin në rajon”, ka shtuar Vuçiq.

Takimi i Vuçiqit me delegacionin e serbëve të Bosnjës e Hercegovinës u realizua pak ditë pas vendimit të Kuvendit të Republikës Serbe që përfaqësuesit e këtij entiteti të bojkotojnë organet vendimarrëse dhe procesin e vendimarrjes në federatën e Bosnjës e Hercegovinës. Ky vendim u mor në shenjë proteste ndaj vendimit të përfaqësuesit të deritashëm ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Valentin Inzko, futi në Kodin Penal dënimin për mohuesit e gjenocidit dhe për madhëruesit e kriminelëve të luftës.

Sipas Kodit të ri Penal të Bosnjës e Hercegovinës, mohuesit e gjenocidit dhe ata që madhërojnë kriminelët e luftës mund të përballen më burgim deri në pesë vjet.

Dodik ka thënë se ai nuk e njeh legjitimetin e Përfaqësuesit të ri Ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt. Këtë deklaratë e kapësëritur  edhe të mërkurën në Beograd.

Please follow and like us: