Albspirit

Media/News/Publishing

Yuri Kim: Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Gushti në Shqipëri është kohë për pushim dhe relaksim të merituar dhe, ashtu si shumë prej jush, edhe unë do të shkëputem për një pushim nga puna.

Në të njëjtën kohë, gushti i këtij viti nuk është ai i zakonshmi i viteve të tjera. Ai vjen pas një sfide të pashoqe, teksa Shqipëria ka punuar për të ndjekur një shteg të qëndrueshëm nëpër pandeminë COVID dhe ka vazhduar rimëkëmbjen nga tërmeti i nëntorit 2019.

Shqipëria ka përfunduar zgjedhje që do të shënojnë rikthimin e opozitës në parlament, një ngjarje me rëndësi kritike. Siç vërejti ODIHR në raportin e tij përfundimtar, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo të përsosura dhe Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi që të punojnë me shumicën dhe opozitën në parlament për të trajtuar problemet e përsëritura në zgjedhje teksa ato angazhohen në punë serioze dhe ndërpartiake për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të plotësojnë standardet më të larta. Po ashtu, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fort reformat që do ta sjellin Shqipërinë plotësisht në familjen europiane. Pesë vjet pas miratimit të ligjeve, reforma në drejtësi po jep rezultate reale që do të ndihmojnë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Roli i Shqipërisë në rajon dhe marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara janë më të forta se kurrë. Shqipëria lundroi me sukses gjatë mandatit të saj si Kryetare e OSBE në vitin 2020 pavarësisht pandemisë COVID19. Marsin e kaluar, BE e ftoi Shqipërinë t’i bashkohej rrugës së bisedimeve për t’u bërë anëtare e BE-së. Më herët këtë vit, Shqipëria ishte mikpritësja kryesore e stërvitjes më të madhe ushtarake drejtuar nga SHBA në Ballkan që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Nga koha kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan Memorandumin historik për Bashkëpunimin Ekonomik në tetor 2020, planet për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës dhe për të sjellë Gaz Natyror të Lëngshëm nëpërmjet Vlorës po ecin përpara me shpejtësi. Kjo do të thotë më shumë energji për të furnizuar një ekonomi në rritje, më shumë vende pune për shqiptarë si dhe amerikanë dhe më shumë investime amerikane në Shqipëri.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nuk duhet thjesht të kënaqen duke kthyer kokën pas. Duhet të shohim përpara me shpresë dhe vendosmëri për të bërë edhe më shumë përparim në demokraci, mbrojtje dhe biznes.

Tridhjetë vjet pasi populli shqiptar – me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara – hodhi tej vargonjtë e diktaturës komuniste, Shqipëria ka arritur në një çast të ri mundësie historike. Në këtë kuptim, gushti i këtij viti është jo vetëm kohë për pushim dhe relaksim, por edhe një kohë për reflektim dhe planifikim, për të mësuar nga e kaluara dhe për të rrokur mundësitë përpara.

Më 1 janar 2022, Shqipëria do të marrë rolin më të rëndësishëm që ka pasur ndonjëherë në skenën botërore, duke u ulur përkrah Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kinës, Rusisë dhe Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ndërsa vazhdon të zbatojë reformat e nevojshme, Shqipëria i afrohet më shumë, ditë pas dite, Konferencës së Parë Ndërqeveritare që do të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim në BE – një proces dhe synim që Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht.  Duke ndërtuar mbi punën me stërvitjen Defender Europe 21, presim me kënaqësi të përforcojmë në mënyrë domethënëse bashkëpunimin tonë për mbrojtjen. Presim po ashtu të vijnë edhe më shumë investime amerikane në Shqipëri.

Shumë do të varet nga kërkesat e popullit shqiptar dhe zgjedhjeve që do të bëjnë udhëheqësit shqiptarë.

Presim me kënaqësi ta shohim parlamentin të rikthehet me pjesëmarrje të plotë në mënyrë që shqiptarët nga i gjithë spektri politik të jenë të përfaqësuar. Nxisim udhëheqësit nga të gjitha krahët që të kthehen me vendosmëri të ripërtërirë për të punuar fort në emër të popullit shqiptar. Kjo do të kërkojë ndryshim, vizion si dhe udhëheqësi të vërtetë për të çrrënjosur krimin dhe korrupsionin në mënyrë që secili të ketë një mundësi të drejtë dhe një të ardhme më të mirë. Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë.

Për një kohë tepër të gjatë, korrupsioni është përdorur si armë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë për të blerë politikanë, për të fituar kontrata, dhe për të ndërhyrë në proceset demokratike. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë përmes fjalëve dhe veprimeve të tyre se lufta kundër korrupsionit është një përparësi për sigurinë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Duam një aleat që është i fortë, i aftë dhe i begatë. Duam një partner, jo një problem.

Gjatë një viti e gjysmë të shkuar, kam pasur mundësinë të udhëtoj gjithandej në këtë vend të bukur dhe të takoj sa më shumë njerëz që mundem. Bajram Curri, Shkodra, Kukësi, Kruja, Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Pogradeci, Berati, Gjirokastra, Himara, Saranda, Vlora – çdo qytet, qytezë e fshat – ka të veçantat e veta, por bashkohen në një pikë: iu ka ardhë në majë të hundës me metodat e vjetra; duan ndryshim të vërtetë; duan fundin e korrupsionit; duan një sistem drejtësie ku askush nuk është mbi ligjin; duan që kriminelët të qëndrojnë jashtë qeverisjes dhe politikës; duan një vend që i josh të rinjtë të qëndrojnë për shkak të mundësive; duan një vend që ecën përpara, jo prapa.

Është koha që udhëheqësit të reflektojnë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme. Është koha për udhëheqësit që të tregoni kush jeni dhe çfarë mendoni se meriton ky vend. Është koha për të udhëhequr.

Teksa bëjmë një pushim këtë verë, kolegët e mi dhe unë në ambasadën amerikane do të reflektojmë dhe planifikojmë për mënyrën më të mirë për të intensifikuar përpjekjet tona për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Shpresojmë që udhëheqësit e Shqipërisë – ata në pushtet dhe ata që shpresojnë të jenë në pushtet një ditë – po kështu do të reflektojnë dhe planifikojnë për të ardhmen, për një Shqipëri më demokratike, më të sigurt dhe më të begatë.

The Path Ahead for the U.S.- Albania Relationship

By Ambassador Yuri Kim

August in Albania is a time for well-earned rest and relaxation, and like many of you, I will also be taking a break from work.

At the same time, August this year is not the usual August of years past.  It comes after a year of unprecedented challenge, as Albania, has worked to chart a steady course through the COVID pandemic and continued its recovery from the November 2019 earthquake.

Albania has concluded an election that will mark the return of the opposition to Parliament, a critical event.  As ODIHR has noted in its final report, the April 25 election was good, but not perfect, and the United States looks forward to working with the majority and opposition in Parliament to address persisting problems in elections as they engage in serious, bipartisan work to ensure that the next elections meet the highest standards.  Likewise, the United States will continue to strongly support reforms that will bring Albania fully into the European family.  Five years after laws were passed, justice reform is delivering real results that will help end impunity.

Albania’s role in the region and relationship with the United States are stronger than ever.  Albania successfully navigated its term as Chair-in-Office of the OSCE in 2020 despite the COVID 19 pandemic. In March last year, the EU invited Albania to join the accession path to become an EU member.  Earlier this year, Albania was the main host of the largest U.S.-led military exercise in the Balkans since World War II.  Since the United States and Albania signed an historic Memorandum on Economic Cooperation in October 2020, plans to build the Skavica hydropower plant and bring Liquefied Natural Gas (LNG) through Vlora are moving forward swiftly.  This will mean more energy to power a growing economy, more jobs for Albanians as well as Americans, and more U.S. investment in Albania.

But the United States and Albania should not be satisfied merely to look back in satisfaction.  We must look forward with hope and determination to make even more progress in democracy, defense, and business.

Thirty years after the Albanian people – with full support from the United States – threw off the shackles of communist dictatorship, Albania has arrived at a new moment of historic opportunity.  In this respect, August this year is not only a time for rest and relaxation, it is a time for reflection and planning, to learn from the past and seize the opportunities ahead.

On January 1, 2022, Albania will take on its most significant role ever on the world stage, sitting alongside the United States, the UK, China, Russia, and France on the UN Security Council.  As Albania continues to implement necessary reforms, the country moves closer, day by day, to the first Intergovernmental Conference that will formally begin negotiations for EU membership – a process and goal that the United States strongly supports.  Building on Defender Europe 21, we are looking forward to significantly enhancing our defense cooperation.  We also expect that more U.S. investment will come to Albania.

Much will depend on the demands of the Albanian people and the choices of Albanian leaders.

We look forward to seeing Parliament return with full participation so that Albanians across the political spectrum are represented.  We urge leaders on all sides to return with renewed determination to work hard on behalf of the Albanian people.  This will require change, vision, and real leadership to eradicate crime and corruption so that everyone has a fair shot and a better future.  It will require Edi Rama, Lulzim Basha, and other leaders to review their rosters once again to ensure that when they return to Parliament, people can be truly proud of their representatives.  It will also require parties to rise above their partisan interests and find ways to compromise and cooperate with each other for a higher cause, for the future of Albania.

For too long, corruption has been weaponized by state and non-state actors to buy off politicians, win contracts, and interfere in democratic processes.  President Biden and Secretary Blinken have made clear through their words and actions that fighting corruption is a national security priority for the United States.  We want an Ally that is strong, capable, and prosperous.  We want a partner, not a problem.

In the last year and a half, I have had the opportunity to travel around this beautiful country and try to meet as many people as I can.  Bajram Curri, Shkodra, Kukësi, Tirana, Durres, Korca, Pogradec, Elbasan, Gjirokaster, Himara, Saranda, Vlora – every city, town, and village – has its distinct flavor, but they are united in one thing: People are sick and tired of the old ways; they want real change; they want an end to corruption; they want a justice system in which no one is above the law; they want criminals out of government and politics; they want a country that attracts young people to stay for the opportunities; they want a country that is moving forward, not backwards.

It is time for leaders to reflect and take courageous action.  It is time for leaders to show who you are and what you think this country deserves.  It is time to lead.

As we take a break this summer, my colleagues and I at the American Embassy will be reflecting and planning for how best to intensify our efforts on democracy, defense, and business.  We hope Albania’s leaders – those in power and those who hope one day to be in power – will likewise reflect and plan for the future, for a more democratic, secure, and prosperous Albania.

Please follow and like us: