Iran: Pjesëmarrja në Inaugurimin e Raisit – Dritë Jeshile për Vazhdimin e Ekzekutimeve, Vrasjeve dhe Terrorizmit
Ebrahim Raisi, kasapi i Masakrës së 1988-ës në Iran.
Një rikthim në ditë më të errëta apo një deklaratë e karakterit të regjimit teokratik?
Më 19 qershor, Raisi u përzgjodh si President pas një bojkoti mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve të Iranit.
Kush është Raisi dhe çfarë nënkupton presidenca e tij për Iranin dhe botën?
I njohur si kasapi i 88-ës, Raisi ka qenë njëri nga katër anëtarët e komisionit të vdekjes për burgjet Evin dhe Gohardasht pranë Teheranit gjatë masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë.
Geoffrey Robertson:
Nga fundi i korrikut 1988, kur lufta me Irakun po mbaronte, burgjet e mbushura plot e përplot me kundërshtarë politikë në Iran papritmas u mbyllën. Të gjitha vizitat familjare u anuluan, televizioni dhe radioja u fikën. Të burgosurit mbaheshin në qelitë e tyre. E vetmja vizitë që lejohej ishte nga një delegacion, me mjekra e çallma, një gjykatës fetar, një prokuror publik, dhe një shef inteligjence. Para tyre paraqitej shkurtimisht dhe individualisht, pothuajse çdo i burgosur, dhe kishte me mijëra prej tyre që ndodheshin në burg për shkak të lidhjeve me MEK.
Delegacioni kishte vetëm një pyetje për këta të rinj e të reja, dhe ndonëse ata nuk e dinin, nga përgjigja varej vetë jeta e tyre.
Ata që përmes përgjigjes së tyre tregonin vazhdimin e lidhjes me MEK, u lidheshin sytë dhe urdhëroheshin t’i bashkoheshin një radhe të gjatë që çonte drejt e në trekëmbësh. Ata vareshin nga vinça, nga 4 përnjëherësh, ose në grupe prej 6 vetash, nga litarë që vareshin nga pjesa e përparme e podiumit të sallës së mbledhjeve. Disa dërgoheshin në kazerma ushtrie natën, ku qëlloheshin nga skuadra e pushkatimit. Trupat e tyre lageshin me dezinfektant, futeshin në kamionë frigoriferë dhe varroseshin natën në varre masive.
Muaj më vonë, familjarëve të tyre të dëshpëruar për informacione lidhur me fëmijët e partnerët e tyre, u jepej një qese plastike me sendet e pakta të viktimave dhe nuk u jepej asnjë informacion rreth vendndodhjes së varreve. Atyre u jepej urdhër gjithashtu të mos bënin asnjëherë ceremoni mortore në publik. Nga mesi i gushtit 1988, mijëra të burgosur ishin vrarë në këtë mënyrë nga shteti, pa gjyq, pa apelim dhe pa asnjë pikë mëshire.
Montazeri drejtuar Raisi-t, Pour-Mohammadi-t, Nayyeri-t dhe Eshraqi-t (anëtarë të lartë të komisionit të vdekjes të masakrës së 1988-ës):
Krimi më i rëndë i kryer nën Republikën Islamike, për të cilin do të na ndëshkojë historia, është kryer prej jush. Emrat tuaj në të ardhmen do të shkruhen në analet e historisë si kriminelë.”
Që nga fillimi, Raisi ka shërbyer si marrës në pyetje, prokuror, dhe prokuror i përgjithshëm; ndërsa që në mars të 2019-ës ka shërbyer si kryegjyqtar. Nën drejtimin e tij janë ekzekutuar mbi 500 njerëz, dhe 1500 janë qëlluar për vdekje nga afër nëpër rrugë gjatë nëntorit 2019
Dhe tani, ai beson se duhet të “lavdërohet dhe inkurajohet” për brutalitetin e tij
Tani është komuniteti ndërkombëtar ai që duhet të marrë një pozicion
Populli i Iranit e ka shprehur ‘Jo-në’ e tij historike ndaj tërësisë së këtij regjimi
A do të mbani anën e popullit iranian?
- Njihni Masakrën e 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë si krim kundër njerëzimit
- Jepini fund pandëshkueshmërisë & ndiqni penalisht autorët e këtij krimi
- Mos negocioni me ekzekutuesit e popullit iranian